×
  • Auto
  • Auto

    Volkswageni mund të sjellë edhe një model të ri elektrik e të “ashpër” për të gjitha terrenet

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Sipas raportimeve më të fundit të mediave, prodhuesi prestigjioz gjerman, Volkswagen, është duke planifikuar që të sjellë edhe një model elektrik i cili do të jetë anëtar i familjes ID. Po ashtu, thuhet se do të jetë veturë për të gjitha terrenet e cila tashmë është e njohur si “Ruggdzz”.

    Volkswagen ID Ruggdzz mund të arrijë deri në vitin 2025 dhe flitet se do të jetë në dispozicion në disa versione.

    Më herët, është përmendur se ky model i ri 4×4 do të vijë me platformën MEB dhe se do të jetë në dispozicion në version më të shkurtër – i gjatë rreth 4.6 metra e me 5 ulëse, dhe në version të zgjatur me tri ulëse, transmeton KOHA. Versioni i zgjatur thuhet se do të prodhohet në Kinë dhe se do të ofrohet edhe në Amerikë.

    Gjithashtu, ka mundësi që të ketë edhe version ekstrem të këtij modeli, për të cilin thuhet se mund të jetë më i lartë, mund të ketë drita në çati dhe disa karakteristika tjera Off-Road.

    Versionin e vet të këtij modeli, po ashtu, më vonë mund ta sjellin edhe Seati dhe Skoda, e ndoshta edhe Jetta, marka e Volkswagenit për Kinë.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Auto30 Prill 2024
    Hyundai po zhvillon të ashtuquajturin Nano Cooling Film, pra një folje që sipas njoftimeve të prodhuesit, lejon që temperatura në automjet të...
    Auto30 Prill 2024
    Prodhimi i Volkswagen Transporter i ri do të fillojë në fabrikën e Ford në Turqi deri në fund të vitit. I zhvilluar...
    Auto29 Prill 2024
    Përpara Ford Explorer ekzistonte modeli Ford F-Series Explorer, kamionçinë kjo e veçantë me ngjyrë të kuqe e vija të bardha. Së fundmi,...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Një burrë është arrestuar në Klinë pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor. Si pasojë dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime dhe se...
    Sport30 Prill 2024
    Ronaldo Luis Nazario de Lima apo i njohur vetëm si Ronaldo ka shitur shumicën e aksioneve të tij në klubin brazilian Cruzeiro,...
    Vip30 Prill 2024
    Capital T është një nga artistët që komentohet shumë për jetën e tij private, edhe pse e mban tejet të mbyllur. Së...
    Lajme30 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Qëndrim Januzi, për akuzën se privoi nga jeta G.H, në maj...
    Lajme30 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që me 1 Maj të ndalohet qarkullimi i makinave, në rrugën që të shpie te parku...
    Lajme30 Prill 2024
    Bashkimi Evropian pret që takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit serb, të jetë rasti final...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.