×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Putin: Rusia e gatshme të dërgojë policinë në Bjellorusi

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha sot se kolegu i tij bjellorus, Alexandër Lukashenko i kërkoi atij, nëse ishte e nevojshme, të dërgonte njësi policore si ndihmë për të qetësuar krizën në vendin e tij.

    Lukashenko është përballur me javë të tëra protesta pasi shpalli fitoren e tij në zgjedhjet e 9 gushtit, të cilat opozita i konsideron të falsifikuara.

    Putin i tha televizionit shtetëror rus se Lukashenko i kishte kërkuar që të përgatiste një njësi policore për ta dërguar në Bjellorusi nëse kjo do të ishte e nevojshme.

    Rusia ka një marrëveshje bashkimi me Bjellorusinë që parashikon lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake dhe e sheh vendin fqinj si një pengesë kryesore për “zgjerimin perëndimor” dhe një blerës të rëndësishëm të energjisë ruse.

    Sot, Lukashenko akuzoi fqinjët se ndërhynin hapur në punët e Bjellorusisë duke kërkuar zgjedhje të reja dhe tha se ata po zhvillonin një “luftë hibride” kundër saj.

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi, të cilat zgjeruan sundimin 26-vjeçar të Lukashenkos, duke thënë se ato nuk ishin as të lira dhe as të drejta, dhe u bënë thirrje autoriteteve që të fillojnë në dialog me opozitën.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Sirena që paralajmërojnë sulme me raketa u dëgjuan në pjesën qendrore të Izraelit, përfshirë Tel Avivin më 26 maj, për herë të...
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë. Ai...
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Banorët e rajonit Luhanks të Ukrainës, i cili është pothuajse plotësisht i pushtuar nga Rusia, thonë se oficerët rusë po bëjnë përpjekje...
    Të tjera
    Lajme26 Maj 2024
    Një shtëpi është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në fshatin Nishor të Suharekës. Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë...
    Lajme26 Maj 2024
    Misioni i KFOR-it në Kosovë ka reaguar lidhur me raportin e diskutuar të shtunën në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë...
    Lajme26 Maj 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovcit, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje dhe ta përfondojë mandatin qeveria e tij, pasi...
    Lajme26 Maj 2024
    Rezultati paraprak i regjistrimit të popullsisë së Kosovës iu ka bërë përshtypje edhe mediave boshnjake e zvicerane. “Popullsia e Kosovës po zvogëlohet,...
    Lajme26 Maj 2024
    Emmanuel Macron arriti në Berlin më 26 maj, në vizitën e parë në Gjermani që një president amerikan ka realizuar në 24...
    Lajme26 Maj 2024
    Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e nisi me homazhe në qytetin e Prizrenit, duke vendosur kurora me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.