×
  • Lajme
  • Lajme

    Liderët në Kosovë përkujtojnë komandant Ismet Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tij

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Liderët institucional dhe politik sot kanë përkujtuar komandant Ismet Jasharin- Kumanova dhe bashkëluftëtarët e tij Habib Zogajn, Nuhi Mazrekun, Gani Kastratin dhe Afrim Buçajn në 22 vjetorin e rënies së tyre.

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ata ranë heroikisht më 24 dhe 25 gusht 1998, duke e mbrojtur atdheun.

    “Nderime të përjetshme për Ismet Jasharin – Kumanovën dhe për bashkëluftëtarët e tij, Habib Zogajn, Nuhi Mazrekun, Gani Kastratin dhe Afrim Buçajn, që ranë heroikisht më 24 dhe 25 gusht 1998, duke e mbrojtur atdheun. Komandant “Kumanova” dhe bashkëluftëtarët e tij të guximshëm ishin përherë në ballë të betejave për liri dhe heroizmi i tyre ishte burim frymëzimi për ushtarët e UÇK-së. Në nderim të jetës dhe veprës së heroit Ismet Jashari, brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut me krenari e barti emrin e tij deri në përfundimin e luftës”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

    Edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti duke përkujtuar komandant Kumonanovën tha se lufta e Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, pasi që ishte luftë për liri dhe pavarësi.

    “Sot bëhen 22 vite nga rënia e Heroit të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova. Lufta jonë ishte dhe mbetet e drejtë, pasi që ishte luftë për liri dhe pavarësi. Vepra e heroit Ismet Jashari – Kumanova do të jetoj përherë dhe mbetet udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për vendin tone”, ka shkruar Hoti.

    Në nderim të veprës së tyre ka shkruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Ai tha se komandant Kumanova mbetet shembull i luftëtarit shqiptar, prijësit, strategut si dhe guximtarit të pashoq.

    “Në njëzet e dy vjetorin e rënies së bashkëluftëtarëve Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj e Zenun Mataj, kujtojmë sakrificën e tyre për liri. Nderojmë përjetë, të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, veçanërisht komandantin Ismet Jashari – Kumanova. Ai mbeti shembull i luftëtarit shqiptar, prijësit, strategut e guximtarit të pashoq. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Procesi i votimit për zgjedhjet e ardhshme vazhdon dhe është koha që secili qytetar të bëjë zgjedhjen e tij për të ardhmen...
    Lajme15 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë të mërkurën (15 janar 2025) ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, sot...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën...
    Lajme15 Janar 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e tij të koalicionit kanë bërë homazhe në Reçak, me...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani, ka shprehur shqetësim për “gjendjen shëndetësore dhe sjelljen e kryeministrit Albin...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.