×
  • Lajme
  • Lajme

    Covid-19, gjinekologu Morina tregon për gjendjen në Gjinekologji

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Shumica e shtatzënave që kanë lindur fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë janë kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me foshnjat e tyre. Kështu thotë gjinekologu, Memli Morina. Ai thotë se në këtë klinikë situata aktualisht është nën kontroll

    “Po jetojmë në një kohë kur të gjithë jemi të pasigurt, të gjithë kemi drojë dhe pasiguri me ata që na rrethojnë por dimensioni i frikës është akoma më i madh këtu në Klinikën e Gjinekologjisë pasi nuk bëhet fjalë vetëm për një person mirëpo edhe për një jetë të re. Për fat të mirë situata është nën kontroll dhe nuk është se kemi ndonjë alarmim lidhur me rrjedhën e punës në klinikën tonë”, tha Morina për RTK’në.

    “Shumica dërmuese e grave shtatzëna të cilat kanë lindur por edhe ato të cilat kanë qenë në spital rrjedha e tyre ka qenë pozitive, pa ndonjë komplikim madhor. Ka pasur raste që kanë përfunduar me fatalitet por këto janë rrjedha që mund të ndodhin në secilën periudhë të historisë. Shumica dërmuese e grave të cilat kanë lindur kanë shkuar në shtëpi me bebe të shëndetshme dhe ato vetë me gjendje të përgjithshme shumë të mirë”, shpjegoi ai.

    Sipas Morinës, në këtë klinikë nuk kanë pasur nevojë për staf shtesë për shkak të koordinimit të duhur të ekipit.

    “Si ekip deri më tani kemi funksionuar në mënyrë perfektë”, tha Morina.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.