Një stuhi e fuqishme ka goditur disa qytete në Itali.
Për shkak të kësaj stuhie u regjistruan dëme të mëdha në qytete si Verona, Vicenze dhe Padova.
Sipas mediave italiane, stuhia solli erë të fortë, reshje të dendura shiu dhe breshëri, ku u shkatërruan qindra pemë e makina, ndërsa disa prej rrugëve janë pushtuar nga uji.
Në Verona në shumë zona janë dëmtuar vreshtaritë ndërsa kryetarët në bashkitë e këtyre rajoneve kanë shpallur gjendjen e krizës.
Sot do të bëhet edhe një përllogaritje e dëmit të shkaktuar.
Ndërkohë në majat e maleve dëbora ka zbardhur me 20 centimetra zonën e skive të akullnajës Stelvio në nivelin mbi 2200 metra. /tch/