-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Do të kemi edhe 7 aparate për RT-PCR, 100 mijë teste PCR, 30 mijë teste rapide dhe 100 mijë teste serologjike

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me Kryeministrin Avdullah Hoti, kanë zhvilluar një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës.

    Pas këtij takimi, Zemaj ka njoftuar se po kryhen procedurat e blerjes së 7 aparateve të tjera për PCR në IKSHPK ku do të vihen në funksion në 6 qendrat rajonale të Shëndetësisë Publike (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj e Gjilan).

    “Së shpejti do të kemi edhe: 7 aparate për RT-PCR, 100 000 teste PCR, 30 000 teste rapide dhe 100 000 teste aerologjike”.

    Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

    Së bashku me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar takuam kryetarët e komunave, për tu dakorduar për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave ndaj Covid-19.
    Sqarova se kemi një trend në rënie të pacientëve që kërkojnë mjekim dhe të rasteve pozitive.

    Sipas IKSHPK-së, 65% të infektuarve e kanë kaluar këtë sëmundje, derisa rreth 30 % të rasteve janë ende aktive, shkalla e vdekshmërisë në mesin e të infektuarve është 3.7%.
    Kemi rritur kapacitetet spitalore si në Prishtinë ashtu edhe në komunat e tjera. Kemi porositur 120 000 vaksina kundër gripit sezonal përmes UNICEF-it dhe po zhvillojmë procedura edhe për 380 000 të tjera.
    Kapacitetet në sektorin publik kemi rritur me rreth 300 ventilatorë, derisa sa kishim vetëm 82 sish. Në sektorin privat janë licencuar 86 Institucione Shëndetësore Private për kryerje të testeve serologjike dhe PCR.
    Po kryejmë procedurat e blerjes së 7 aparateve të tjera për PCR në IKSHPK ku do të vihen në funksion në 6 qendrat rajonale të Shëndetësisë Publike (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj e Gjilan). Së shpejti do të kemi edhe: 7 aparate për RT-PCR, 100 000 teste PCR, 30 000 teste rapide dhe 100 000 teste serologjike.

    Sot pranojmë një donacion të radhës nga UNICEF-i me 7.4 tonelata furnizime mjekësore. Nga USAID do të për pranojmë edhe 50 ventilatorëve/respiratorëve.
    Kemi angazhuar 200 specialistë shëndetësorë të rekrutuar nga MSh dhe kemi hapur edhe konkursin për 1034 specializantë përfshirë dhe 48 nga Lugina e Preshevës dhe zona të tjera. Jemi në proces për t’i punësuar edhe 375 punonjës si staf mjekësor. Mbi 60 specialistë te tjerë do të rekrutohen në kuadër të një konkursi për angazhimin e specialistëve të papunë.
    Është për keqardhje se në këtë kohë të vështirë kemi humbur mjekë dhe infermierë nga Covid-19.

    Unë, KM dhe Departamentet tona në MSh përmes kontakteve me institucionet ndërkombëtare po përpiqemi të sigurojmë vaksinat kundër Covid-19, kurdo që ato zhvillohen dhe aprovohen.
    Para fillimit të vitit të ri shkollor, pres që secili sektor të jetë sa më i fokusuar në ushtrimin e përgjegjësive brenda fushës së vet duke lehtësuar punën e MSh-së në menaxhimin e pandemisë në fazat e tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, paralajmëroi se më 7 gusht, në orën 17:00, do të organizohet në Prishtinë një protestë...
    Lajme28 Korrik 2025
    Kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka propozuar sot dy iniciativa konkrete që synojnë të përmirësojnë mirëqenien dhe kushtet e...
    Lajme28 Korrik 2025
    Me qëllim të mundësimit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike https://diaspora.kqz-ks.org, e cila do të jetë e hapur...
    Të tjera
    Sport28 Korrik 2025
    Marrëveshja e finalizuar mes të gjitha palëve! Bayer Leverkusen ka dhënë dritën e gjelbër – Granit Xhaka do të transferohet te Sunderland!...
    Lajme28 Korrik 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendimin për heqjen e ndalesës se importit të kafshëve të gjalla dy thundrake (gjedhe, dele,...
    Lajme28 Korrik 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, shprehu shqetësimin e komunitetit të biznesit lidhur me pasojat...
    Ekonomi28 Korrik 2025
    Fabrika Ambrella nga Kumanova, prodhuesi i vetëm në Ballkanin Perëndimor i roletave ekskluzive nga alumini me licencë zvicerane, realizoi një vizitë në...
    Lajme28 Korrik 2025
    Fatos Jakupi, 9-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës, i zhdukur mëngjesin e sotëm, është gjetur para pak minutash. Lajmin e kanë konfirmuar për...
    Lajme28 Korrik 2025
    Forca e NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se po vazhdon të ndihmojë Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave në luftimin e zjarreve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.