×
  • Lajme
  • Lajme

    ​359 nxënës aplikojnë në gjimnazin “Sami Frashëri”

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Shkollat e mesme në vend të premten në orën 16:00 do të mbyllin konkursin për pranimin e nxënësve në klasë të dhjetë për vitin e ri shkollor 2020/2021. KosovaPress gjatë ditës ka qëndruar në gjimnazin shkencor “Sami Frashëri”, nga ku është vërejtur se për dallim nga ditët e mëparshme fluksi i të interesuarve ishte më i vogël.

    Kur kanë mbetur më pak se 2 orë nga përfundimi i këtij afati, drejtori i gjimnazit shkencor “Sami Frashri”, Fetah Zejnullahu, thotë se kanë aplikuar 359 nxënës, derisa theksoi se gjatë regjistrimit nuk kanë hasur në ndonjë ekses.

    Ai për KosovaPress ka bërë të ditur se të hënën me 24 gusht, nxënësit do të marrin rezultatet.

    “Tash kur po flasim kanë mbetur edhe 2 orë diku dhe afati për aplikim përfundon. Deri më sot sa i përket procedurës nuk kemi pasur ndonjë ekses, përgatitjet të cilat janë bërë mirë ka shkuar procesi, aplikimi është i kënaqur dhe po presime dhe këto dy orë edhe të përfundoj aplikimi. Mandej t’i marrim rezultat dhe të përgatitemi me datën 24 të hënën të publikohen rezultatet e aplikimit…Sa i përket aplikimit do të thotë deri më tani janë 359 aplikues”, thotë ai.

    Zejnullahu thotë se pavarësisht situatës së vështirësuar për shkak të pandemisë, kanë arritur që t’i përfundojnë të gjitha procedurat e regjistrimit me kohë.

    “Ka qenë e vështirë, mirëpo në bazë të procedurës do të thotë ecuria si ka shkuar deri më sot, unë jam i kënaqur…Me 24 shpallën rezultatet nxënësit vijnë sigurisht janë të njoftuar. Pas datës 24 janë 48 orë kur nxënësit munden me i tërheq dokumentet ku ata të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret për shkollën ‘Sami Frashëri’ të kenë mundësi të aplikojnë në shkolla profesionale”, thotë ai.

    Sipas të dhënave të MASH në klasët e dhjeta këtë vit shkollor pritet të regjistrohen 26.261 nxënës që kanë përfunduar klasën e nëntë. Rezultatet e të cilëve bëhen të ditura me 24 Gusht.

    Pas anulimi të Testit të Arritshmërisë, për shkak të situatës epidemiologjike në vend regjistrimi në klasët e dhjeta këtë vit po bëhet në bazë të notës mesatare që nxënësit kanë treguar nga klasa e 6 deri në të nëntën./kp/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot në orën 10:00, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media, ku do të flitet për rastin...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot do të ndezin qirinj në...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut në Kosovë. Më 15 janar 1999 forcat policore serbe, njësitet ushtarake dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Fushatë e re, zgjedhje të reja, por premtime të vjetra dhe të përsëritura. Kjo është e tëra që po shihet në katër...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët. “Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.