SHBA-ja aktivizoi sot zyrtarisht në OKB një procedurë të diskutueshme dhe me rezultat të pasigurt për të kërkuar rivendosjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit, i akuzuar për shkelje të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
“Ka patur një mosrespektim domethënës nga Irani i angazhimet të tij të parashikuara nga ligji që supozohet të ndalojë blerjen e armëve bërthamore nga Teherani”, njoftoi Këshillin e Sigurimit nëpërmjet një letre ambasadorja amerikane në OKB, Kelly Craft.
Kjo letër iu dorëzua personalisht nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ambasadorit indonezian Dian Triansyah Djani, i cili kryeson Këshillin e Sigurimit këtë muaj.