×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama, 30 minuta bisedë telefonike me Lavrov për krizën në Bjellorusi

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryesuesit të radhës së OSBE-së, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergi Lavrov.

    Sipas burimeve të Top News mësohet se biseda telefonike mes Ramës dhe Lavrov ka zgjatur 30 minuta dhe në fokus ka qenë zgjidhja e krizës në Bjellorusi.

    Po të njëjtat burime kanë theksuar se nga telefonata mes tyre, Lavrov i ka bërë të ditur se presidenti Putin ka qenë dakord me propozimin e bërë që rolin e ndërmjetësuesit për krizën ta marrë OSBE-ja.

    Këshilli Europian dhe Presidenti i saj Charles Michel ka pranuar propozimin e kryeministrit Rama në cilësinë e kreut të OSBE  për të zhvilluar një takim me presidentin bjellorus Lukashenko dhe lideren e opozitës SvetlanaTikhanovkaya.

    “Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i përmirësuar ato”, thuhet në pikën 8 të deklaratës së Këshillit Europian.

    Qëndrimi dhe opsioni i kryeministri Rama për zgjidhjen e krizës u mbështet edhe nga presidentja e KE-së. Më herët kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale njoftoi se ishte vënë në lëvizje për krijimin e kanaleve të bisedimeve për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka shkuar me ftesë të presidentit, Sheik Mohammed bin...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e tij të koalicionit kanë bërë homazhe në Reçak, me...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani, ka shprehur shqetësim për “gjendjen shëndetësore dhe sjelljen e kryeministrit Albin...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Kronika15 Janar 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 28 dhjetor të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.