Fotografia e ambasadorit të ri kinez në Kiribati që shkelte mbi shpinën e njerëzve ka tmerruar të shumtë, kishte dhe nga të atilë që e përshkruajnë si ‘pritje tradicionale’
Ambasadori i ri i Kinës në Kiribati, Tang Songen, shihet në fotografinë e shkrepur kur kishte zbritur nga aeroplani e ecën mbi shpinën e të rinjve të shtrirë e të renditur në tokë para tij, deri sa dy gra lokale të veshura me kostume tradicionale e mbështesnin të mos rrëzohej.
Ka që e interpretojnë këtë shfaqje si simbolikë të rritjes së ndikimit të Kinës në oqeanin paqësor e nëpërkëmbje, derisa ka edhe të tillë që e përshkruajnë si praktikë që është keqinterpretuar.
Kjo praktikë nuk mund të thuhet që e zakonshme në protokollin diplomatik por ja që ambasadori kinez po shkel mbi fëmijë.
Striking picture from Kiribati showing new Chinese Ambassador Tang Songgen welcomed off a plane.
Children lying face down on the ground & ambassador is walking across them. Kiribati national anthem is “Teirake Kaini Kiribati” – “Stand up, Kiribati” pic.twitter.com/IyvAwG9Fg7— Michael Field (@MichaelFieldNZ) August 16, 2020