×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtoresha e Pulmologjisë: S’jemi vend i pasur që çdo pacient me simptoma të testohet

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK Rukije Mehmeti ka thënë se rastet që janë pranuar në klinikë, si të dyshuar apo pozitiv me COVID-19, kanë qenë shumë të rënda.

    Ajo ka thënë se kritikat pse pacientët e dyshuar me COVID-19 ndodh që shtrihen bashkë me pacientët tashmë të konfirmuar si pozitiv është për shkak se kjo shpesh herë është mundësia e vetme për të shpëtuar jetë.

    “Meqë kemi një numër shumë të madh të rasteve dhe Klinika e Mushkërive nuk i plotëson kushtet për trajtimin e sëmundjeve siç është COVID-19 unë them se kjo është një luftë dhe në luftë nuk zgjedhet terreni. Mundësia jonë e vetme ka qenë që ta ndihmojmë pacientin në momentin kur ai ka nevojë. Kam dëgjuar dhe lexuar që janë dy raste pozitive me një rast negativ ose raste në pritje. Ka disa momente kur nuk na lejon të zgjedhim që do të thotë se edhe përkundër të gjitha rregullave mundësia e vetme që është t’ia shpëtojmë jetën pacientit është ta shtrijmë në spital për t’ia dhënë terapinë dhe oksigjenin”, tha ajo në Klan Kosova.

    Ajo tha se, rastet që shkojnë në spital nuk janë raste të lehta.

    “Janë raste të rënda që kanë ndryshime radiologjike të dyanshme që janë shumë të dyshimta për COVID-19, edhe pse ndonjëherë mund të na vijnë për COVID-19 negativ, mirëpo nuk do të thotë se nuk janë COVID-19 pozitiv, sepse ky test as në vendet më të zhvilluara të botës nuk është 100 për qind i saktë. Pacienti që ka ndryshime radiologjike edhe nëse ka rezultuar negativ për neve është COVID-19 pozitiv. Ne u mësuam me këto ndryshime, sepse ndoshta në fillim kur i kemi parë kanë qenë të dyshimta, por tash 100 për qind jemi të sigurt kur e shohim një ndryshim radiologjik”.

    Mehmeti ka deklaruar se ka pasë raste kur në 100 pacientë të shtrirë në klinikën që ajo e drejton vetëm katër ose pesë prej tyre kanë qenë pa oksigjen.

    “Kanë qenë raste shumë të rënda dhe ka qenë ngarkesë shumë e madhe si për mjekët ashtu edhe infermierët të cilët janë të detyruar që në çdo të tretën ditë të kujdestarojnë”.

    Drejtoresha e Pulmologjisë ka thënë se është e pamundur që në Kosovë të testohen të gjithë ata që kanë simptoma ose dyshime për infektim nga COVID-19.

    “Kur e kemi gripin, a i testojmë krejt popullatën për grip? Nuk i testojmë. Nuk jemi vend i pasur që çdo pacient me simptoma të testohet. E bëjmë ekzaminimin radiologjik dhe analizat e gjakut dhe e parashohim se çka do të ndodhë, por pacientit i thuhet çdo herë që për çdo keqësim të lajmërohet”.

    “Në Kosovë ekziston edhe turpi nga sëmundja, sepse thonë ‘nuk vij në spital, sepse më thonë se e ke COVID-19’. Përpos simptomave të rënda është edhe turpi, prandaj nuk vijnë në spital deri në momentin e fundit kur mbështeten për muri”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.