×
  • Lajme
  • Lajme

    MSh: Rezultatet e laboratorëve privat përfshihen në të dhënat e përgjithshme të IKShPK-së

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Që nga 10 gushti kur janë licencuar laboratorët e parë privatë për kryerjen testeve, rezultatet e tyre nuk janë përfshirë në raportin e çdoditshëm të Institutit të Shëndetit Publik.

    Kështu ka ndodh së paku deri dje, kur për herë të parë të dhënat e këtyre institucioneve private janë përfshirë në statistikat e IKSHPK-së.

    “…janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratorët privatë, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive”, thuhet në raportin e djeshëm të Institutit.

    Tek sot, rreth krejt kësaj çështjeje ka reaguar Faik Hoti, drejtori i zyrës për media të MSH-së.

    “Shumë pyetje se a po raportohen testimet (PCR) nga laboratorët private dhe a janë përfshirë ato në të dhënat ditore të IKSHPK-së. Përgjigjen e keni pasur dje në njoftimin e IKSHPK-së”, ka thënë ai, teksa e ka shpërndarë edhe njoftimin e fundit të Institutit.

    Megjithatë i njëjti nuk ka treguar se sa teste janë kryer nga laboratorët e licencuar nga vet ministria e Shëndetësisë.

    Në raportin e djeshëm shihet se nga IKSHPK dhe këta laboratorë janë kryer 494 teste, numër ky që nuk dallon shumë me testet e ditëve të kaluar të bëra vetëm nga Instituti.

    Gazeta ka analizuar raportet përditshme nga 11 gushti deri më 17, dhe ka parë se në secilën ditë janë kryer nga rreth 450 teste, përpos më 12 gusht që janë testuar 521 persona.

    • 17 gusht, 449 teste
    • 16 gusht, 440 teste
    • 15 gusht, 451 teste
    • 14 gusht 466 teste
    • 13 gusht, 491 teste
    • 12 gusht, 521 teste
    • 11 gusht, 463 teste

    Deri tash 11 mijë e 686 persona kanë rezultuar pozitivë me SARS-CoV-2, prej tyre 416 kanë vdekur, 7 mijë e 562 janë shëruar, ndërsa raste aktive rezultojnë të jenë 3 mijë e 708.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot në orën 10:00, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media, ku do të flitet për rastin...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Gresa është hedhur me rroba në pishinë në orët e vona të natës. Kjo pasi e njëjta humbi bastin që e kishte...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot do të ndezin qirinj në...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut në Kosovë. Më 15 janar 1999 forcat policore serbe, njësitet ushtarake dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Fushatë e re, zgjedhje të reja, por premtime të vjetra dhe të përsëritura. Kjo është e tëra që po shihet në katër...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.