×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes

    Halimaj-Balaj në Suharekë: Bizneset do ta kenë përkrahjen e Qeverisë

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, si dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, të shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, kanë vizituar Zonën Ekonomike të Suharekës.

    Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj si dhe Ministri i Tregtisë Krasniqi, u njoftuan për së afërmi me punën dhe problemet që ballafaqohet kjo zonë.

    Kryetari i Komunës së Suharekës ka thënë se kjo zonë është me rëndësi të veçantë pasi që këtu janë 1 mijë të punësuar dhe pretendimet janë që të rritet numri i punëtorëve.

    “Jemi në unazën e majtë, e cila e shkarkon qytetin tonë, patëm nderin me e vizitua edhe zonën industriale se jemi para përfundimit të punimeve. Është një projekt shumë me rëndësi për qytetarët e komunës sonë, vlera është 2.5 milionë euro dhe besoj që sipas informatave qe morëm prej zv kryeministres dhe ministrit, është në plan dinamik, dhe besoj që këtë vit do të përfundojë. Është në interes për arsye se ne zonën industriale janë diku 1 mijë punëtorë dhe pretendimet tona janë që me vazhdua me u rritë numri i punëtorëve. Po ashtu edhe kjo rrugë ka rëndësinë shumë të veçantë për qytetarët tonë, që të shkarkohet qyteti dhe qytetarët tonë të kalojnë me lirë që të shkojnë ti kryejnë obligimet e veta”, ka thënë Muharremaj.

    Ndërsa, zëvendëskryeministrja Balaj, ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është të ofrojnë mbështetje kompanive që operojnë në këtë Zonë Ekonomike.

    Ajo tha se Qeveria është e përkushtuar që të mbështesë bizneset vendëse.

    “Bashkë me ministrin Krasniqi, dhe kryetarin Muharremaj kemi dashtë me e pa prej afër funksionimin e bizneseve, sidomos në këtë kohë të pandemisë. Përveç kësaj kemi dashtë me e pa edhe këtë pjesë e cila tashmë është kah ndërtohet, rregullohet dhe me marr edhe informacione shtesë nga kompanitë, përgjegjësit e kësaj pjese se kur do të përfundoi dhe për të parë nëse kanë telashe, sidomos në kohën e pandemisë. Pra jemi këtu për të dhënë mbështetjen e plotë, ashtu siç i kemi dhënë edhe qeverive të kaluara, ku në këtë pjesë janë investuar 2.5 milionë e që ne mendojmë se nuk do të përfundojë ky investim këtu, pra do të vazhdoi edhe më shumë”, ka thënë Balaj.

    Zëvendëskryeministrja Balaj ka thënë kjo është ndër zonat model, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në regjion, prandaj Qeveria është e interesuar përveç punimeve këtu të ndihmojë bizneset me masa konkrete.

    Edhe ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi ka thënë se këto punime do të jenë ndihmë e madhe për këto biznese si dhe për të tjerat që do të ndërtohen, duke thënë se gradualisht po kompletohet kjo zonë ekonomike.

    “E pamë nga afër se shumë biznese, diku rreth 50 veç ushtrojnë veprimtarinë në këtë zonë, që mbi 1 mijë është numri i të punësuarve. Dhe në këtë aspekt, kjo rrugë, kjo unazë do të ju lehtëson edhe shumë më shumë këtyre bizneseve, dhe atyre të tjerave, që diku edhe 30 të tjera do të kenë hapësirë që të instalojnë biznesin e tyre ne këtë zonë, dhe kështu gradualisht po përmbyllet kjo zonë ekonomike”, ka thënë Krasniqi.

    Kjo unazë që pretendohet se do të zhbllokojë dukshëm komunikacionin rrugor do të kushtojë 2.5 milionë euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.