×
  • Lajme
  • Lajme

    VV në pritje të përgjigjes së Presidencës për faljen e dënimit të dëshmitarit në rastin Dehari

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me vonesat për zbardhjen e rastit Astrit Dehari, në kohën kur presidenti Hashim Thaçi i ka lehtësuar dënimin për tri vjet e gjysmë Luz Allakajt, i dënuar për vrasjen e një fëmije, por që i njëjti është dëshmitar në rastin e vrasjes së aktivistit të kësaj lëvizjeje.

    Në një postim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje shkruan se Prokuroria Speciale vazhdon të heshtë lidhur me rastin, duke mos dhënë asnjë informacion lidhur me hetimet që çojnë në zbardhjen e së vërtetës.

    “Po bëhen katër vjet dhe ende nuk ka drejtësi për Astritin. Vrasësit dhe nxitësit ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Dëshmitarët kryesorë të rastit ose janë falur e liruar nga burgu pavarësisht veprave të rënda për të cilat kanë qenë të dënuar, ose nuk janë më gjallë, si rasti i të ndjerit Naser Makolli. Ndërkohë këto ditë presidenti i ka lehtësuar dënimin për tre vite e gjysmë Luz Allakajt, të dënuar për vrasje të një fëmije, por që i njëjti është edhe dëshmitar në rastin e Astrit Deharit”, thuhet në postim.

    Lëvizja Vetëvendosje konsideron se hetimet lidhur me rastin Dehari po fshihen qëllimisht, ndërkohë që deputetët e kësaj partie kanë kërkuar nga Zyra e Presidencës dosjen e kërkesës, raportin dhe arsyetimin për faljen e dënimin e Allakajt.

    “Ndërkohë i bëjmë thirrje prokurorisë që të jetë aktive dhe e vëmendshme për këto veprime të secilës instancë që po provon t’i fsheh gjurmët për rastin e vrasjes së Astrit Deharit, përfshirë edhe presidentin që rastin e Deharit e ka deklaruar si vrasje. Po të merrej prokuroria me provat e rastit, dëshmitarët dhe palët ndërhyrëse në këtë proces me zellin e njëjtë që merrej ndaj Lëvizjes dhe aktivistëve të saj do të përafrohej drejtësia më herët dhe rasti do të zgjidhej. Drejtësia për Astritin është drejtësia për gjithë shoqërinë”, shkruan Vetëvendosje.

    Ndryshe, Luz Allaku ishte intervistuar më 10 nëntor 2016, pesë ditë pas vdekjes së Deharit. Institucionet e Kosovës, e patën cilësuar rastin si vetëvrasje, por një ekspertizë mjekoligjore e kryer në një institut mjekësor në Zvicër pati ngritur dilema për opsione të tjera lidhur me rastin.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosova po shkon drejt diktaturës, duke kritikuar përdorimin e Policisë së Kosovës si mjet...
    Lajme15 Janar 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur për dështimin e takimit të parë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka bërë të ditur se sot ishte planifikuar që të mbahej takimi...
    Vip15 Janar 2025
    Ofendimet ndaj Gjestit siç shihet nuk janë ndalur në Big Brother VIP Albania 4. Pas rastit të G-Banit, i cili i ofendoi...
    Lajme15 Janar 2025
    Këtë të mërkure është paraparë që të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit....
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mohimi i krimeve që kanë ndodhur në Reçak, nuk respekton kujtimin e të...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosdëgjimin e punëtorëve dhe pensionistëve gjatë mandatit të tij katër-vjeçar...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është pritur në takim nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ajeti e falënderoi Steinmeierin për siç...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.