×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BDI: Opozita braktisi tryezën, por jo edhe korridoret e LSDM dhe OBRM-PDUKM-së

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Nëpërmjet një njoftimi të BDI-së thuhet se “opozita jo-dinjitoze, tinëzare dhe destruktive e cila çdo ditë ndryshon qëndrimet dhe vendos kushte vetëm për shqiptarët, vazhdon të qëndrojë në sportelet pritëse të korridoreve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së me të vetmin qëllim për të rrënuar të arriturat kombëtare dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë së tyre për humbjen e thellë”.

    Nga BDI theksojnë se shqiptarët nuk meritojnë opozitë pa kapacitete demokratike dhe pa moral politik për të bartur përgjegjësi para votuesve dhe para organeve partiake.

    “Humbët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, më pastaj humbët në zgjedhjet lokale të vitit 2017, humbët në referendum sepse ishit shqiptarët e vetëm që bojkotuan referendumin për NATO dhe BE, humbët edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, por edhe në zgjedhjet lokale në Dibër në 2019, për të humbur përfundimisht në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, ndërsa keni humbur edhe kur ishit pjesë e partive tjera që nga viti 2002”, thuhet në njoftimin e BDI-së duke theksuar.

    Nga BDI shtojnë se është premtuar publikisht se do të ketë dorëheqje në rast të humbjes dhe se tani duhet të tregohet dinjiteti dhe të mbahet fjala në mënyrë që, siç thonë nga BDI, të shfaqet kapaciteti demokratik dhe të mos nënçmohen shqiptarët.

    “Në vend se të largoheni nga qëndrimi jodinjitoz prapa derës dhe korridoreve të LSDM dhe OBRM-PDUKM me lutje ndaj tyre që të mos realizohen kërkesat shqiptare, ju vendoset që të braktisni Tryezën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare. Populli shqiptar nuk do të jua fal asnjëherë këtë nënçmim dhe këtë sjellje jodinjitoze të opozitës shqiptare”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bisedoi me presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë një takimi në Budapest....
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale e ish kryeministrit shqiptar, Fatos Nano. ABC News mëson se Nanos i është vendosur protezë e...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici e ka lënë përkohësisht qelinë e burgut pasi është shtruar në një spital privat në...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka falënderuar Kreun e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë, Eric Dietz...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se ndonëse komunat mund ta kenë vullnetin për të përmbushur...
    Lajme12 Shtator 2024
    Janë shkatërruar rreth 1 mijë armë ilegale. Shkatërrimi i tyre u bë sot në fshatin Prelez të Ferizajt. Konfiskimi i armëve u...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori sot pjesë në përurimin e pikës më të re të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ia ka ndalë mikrofonin ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës....
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.