×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Transmetuesi publik suedez ua ndalon punonjësve përdorimin e TikTok-ut

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Radio Televizioni Publik i Suedisë (STV) njoftoi se ua ka ndaluar punonjësve të përdorin aplikacionin kinez, TikTok, në telefonët e tyre të punës për arsye sigurie.

    “Departamenti i sigurisë ka zbuluar që aplikacioni TikTok shpalos më shumë informacione sesa ajo që konsiderohet e nevojshme”, shkroi SVT në faqen e saj të internetit.

    Stafi u informua për vendimin përmes postës elektronike.

    TikTok ka rreth një miliard përdorues, kryesisht adoleshentë që bëjnë shpërndarjen e videove të shkurtra, shpesh të shoqëruara me muzikë.

    Por, ky aplikacion është bërë pjesë e tensioneve gjeopolitike.

    Në fund të qershorit, India njoftoi se po ndalonte 59 aplikacione kineze, përfshirë TikTok, pas një rritje të tensioneve me Kinën në një zonë kufitare.

    Në SHBA, presidenti, Donald Trump, ka pohuar se TikTok mund të shfrytëzohet nga Kina për të gjetur vendndodhjet e punonjësve federalë, pastaj të ndërtojë dosje për shantazhe ndaj njerëzve dhe të kryejë spiunazh të korporatave, raporton AFP.

    Trump ka nënshkruar vendimin që u ndalon kompanive amerikane të bëjnë biznes me këtë aplikacion.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Shumë liderë evropianë kanë reaguar me nderime të përzemërta ndaj lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan James Earl “Jimmy” Carter...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Një nga objektivat e qeverisë së Shqipërisë për vitin 2025 është që të krijohen 970 laboratorë smart në shkollat e vendit. Objektivi...
    Të tjera
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Shumë liderë evropianë kanë reaguar me nderime të përzemërta ndaj lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan James Earl “Jimmy” Carter...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kryetari i Degës së Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Visar Azemi e quajti “grabitje” dëmir prej 37 milionë eurosh që Prokuroria Speciale tha...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve D.G,...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacionin e radhës nga EULEX. Në ceremoninë zyrtare të organizuar për këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë vendim për dhënien e titullit të nderit “Doctor Honoris Causa” ish-presidentit të...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një takim kandidatin për deputet nga PDK, Altin Krasniqi. Aliu ka theksuar se ishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.