×
  • Lajme
  • Lajme

    Bien shitjet e banesave në Kosovë shkaku i pandemisë

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Shkaku i pandemisë, tregu i patundshmërive në Kosovë është goditur ndjeshëm. Kanë rënë shitjet kurse çmimi i qirave mbetet i njëjtë.

    Sipas agjencive të patudshmërive, mungesa e diasporës këtë vit, është shkaku kryesor.

    Në kohën kur e gjithë bota po përballet me një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në shumicën e sektorëve, shkaku i shpërthimit të pandemisë, padyshim se edhe Kosova është njëra prej vendeve të prekura ndjeshëm në shumë sektorë ekonomik. E sektori i patundshmërive është njëri prej tyre, i cili po ashtu ka pësuar humbje të mëdha gjatë kësaj periudhe.

    Pronarë të kompanive që merren me shitblerjen e patundshmërive në vend, kanë konfirmuar se aktiviteti i tyre gjatë periudhës së pandemisë ka rënë dukshëm.

    Mirëpo, sipas tyre, çmimet e qerave pavarësisht pandemisë nuk kanë ndryshuar, edhe pse kërkesa e qytetarëve për zbritje ka qenë e madhe, përkundër faktit që shumica e qytetarëve janë përballur me frikën e humbjes së vendit të punës.

    Kurse për blerjet e banesave, as që ka pasur ndonjë tolerim nga ana e pronarëve të banesave për ndonjë zbritje eventuale në çmim, thonë nga agjensionet.

    Ata gjithashtu janë shprehur të shqetësuar nga ulja e dukshme e kërkesave për blerje të banesave, sidomos në komunën e Prishtinës, ku sipas tyre shumë kërkesa për blerje janë anuluar nga qytetarët.

    “Sa i përket qerave nuk ka pasur ndryshim tek çmimet, por gjatë takimeve është shtruar gjithmonë kërkesa për zbritje nga fakti që nuk po i dihet punës si po vazhdon (pasi që ka që mbesin pa punë), ndersa çmimet për shitje nuk ka pasur ndonjë tolerim apo zbritje nga pronarët, por edhe kërkesat për blerje janë të pakta në këtë kohë”, tha njëri prej agjensioneve për patundshmëri në Prishtinë në kushte anonimiteti.

    Aktualisht, çmimi mesatar i banesave me qera në lagjet kryesore të Prishtinës sillet prej 250 deri në 300 euro, sipas tyre.

    Tronditje të madhe këtij sektori besohet se i ka japur edhe mosardhja e diasporës këtë vit në Kosovë, kur dihet se gjatë verës shitjet e banesave rriten.

    “Mosardhja e diasporës ka ndikuar dukshëm, pasi zakonisht gjatë verës shitjet rriten më shumë ngase vijnë bashkatdhetarët, por kësaj here s’kemi pasur kurrfarë lëvizje qoftë edhe për qera që kerkojnë sa për pushim, e për shitje as që bëhet fjalë”, u shprehën nga ky agjension.

    I gjithë aktiviteti i këtyre agjensioneve për patundshmëri po funksionon me vetëm 25% të aktivitetit të tyre të përgjithshëm ose edhe më pak, thanë ata, pasi sipas tyre njerëzit po hezitojnë edhe për takime dhe po janë shumë të pavendosur shkaku i pasigurisë së tyre për punën që posedojnë.

    Ndërkohë, ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka quajtur të mjegulltë tregun e patundshmërive në Kosovë.

    Në raportin e fundit mbi sistemin financiar në Kosovë, FMN-ja një hapësirë i ka kushtuar edhe tregut të patundshmërive në Kosovë.

    Sipas FMN-së, ky treg është tejet i mjegulltë; mungojnë informacione për zhvillimet në pasuritë e patundshme komerciale dhe nuk ka indekse çmimesh për pronat rezidenciale, shkruan Buletini Ekonomik

    “Tregjet e pasurive të patundshme janë shumë të mjegullta në Kosovë dhe nuk ka indekse çmimesh për pronat rezidenciale ose informacion të gatshëm për zhvillimet në pasuritë e patundshme komerciale”, thuhet në raportin “Rishikimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar”.

    Tutje në raport thuhet se në Kosovë është sfiduese të bëhet dallimi mes thellimit të shëndetshëm financiar dhe rritjes potencialisht të tepërt të kredisë. Institucionet kanë një pasqyrë shumë të kufizuar në bilancet e sektorit privat jo-financiar dhe nuk mundë të përcaktojnë me lehtësi kapacitetin e servisimit të borxhit të ekonomive familjare dhe kompanive.

    “Ekzistojnë dëshmi anekdotale që një pjesë e madhe e huadhënies për konsum po orientohet drejt pasurive të patundshme në mungesë të financimit lehtësisht të disponueshëm hipotekar”, thuhet në raport.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.