×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës e suspendon pagesën e tatimit në pronë

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njofton se nga e premta e deri më 31 gusht, qytetarët nuk do ta kenë si kusht për regjistrimin e veturave pagesën e tatimit në pronë.

    Që nga viti 2011, për ta regjistruar veturë, në Prishtinë është dashur të paguhet tatimi në pronë. Kryetari Ahmeti thotë se deri në fund të gushtit do të suspendohet ky detyrim.

    Ky vendin, sic tregon Ahmeti, ka ardhur për shkak të pandemisë dhe tollovisë që po bëhet para komunës për të kryer pagesa.

    “Për shkak të pandemisë, ky kushtëzim po shkakton tollovi dhe radhë të gjata para komunës dhe ankesa të qytetarëve. Mundësia e pagesës online e tatimit në pronë ekziston qe një kohë, por qytetarët nuk po e përdorin”, ka shkruar Ahmeti në sqarimin e tij.

    Shkrimi i plotë i kryetarit të Prishtinës:

    Duke filluar nga nesër e deri me 31 gusht po e suspendojmë kushtëzimin e pagesës së tatimit në pronë për ta paguar taksen e rrugës për regjistrimin e veturave në Komunën tonë.

    Shpjegimi më poshtë:

    1. Kur e regjistroni veturën e juaj, ju paguani taksat rrugore në nivelin qendror dhe në Komunën ku e regjistroni veturen. Taksa rrugore në Komunën e Prishtinës është 10 euro.

    2. Për ta paguar taksen rrugore, prej vitit 2011 dhe bazuar në udhëzimin administrativ të Tatimit në Pronë, ju duhet ta paguani tatimin në pronë, që të keni mundësinë ta paguani taksen rrugore. Kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë mënyra më efikase për ta mbledhur tatimin në pronë e që është pjesë e rëndësishme për komunën tonë (gati 10 milion euro në vit)

    3. Për shkak të pandemisë, ky kushtëzim po shkakton tollovi dhe radhë të gjata para komunës dhe ankesa të qytetarëve. Mundësia e pagesës online e tatimit në pronë ekziston qe një kohë, por qytetarët nuk po e përdorin.

    4. Për ti shmangur radhët dhe për ta larguar pritjen dhe deri në thjeshtësimin e metutjeshëm të pagesave për këtë kushtëzim po e suspendojmë këtë kushtëzim deri me daten 31 gusht kur do ta vlerësojmë prapë. Këtë duhet ta bëjmë cdo muaj për tu siguruar që nuk po dëmtohet buxheti shumë.

    5. Përkundër heqjes së kushtëzimit, tatimi në pronë mbetet si obligim që qytetarët me prona e kanë. Pra, këtë duhet ta paguani sipas ligjeve në fuqi dhe nuk hiqet. Njejtë as taksa rrugore nuk hiqet por që tani është më e thjeshtë dhe po shpresojmë se të njejtën shumë shpejtë mund ta paguani në të gjitha institucionet e licencuara për pagesa.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.