×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ndalon 12 persona për mosrespektim të masave të qeverisë

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Kosovarët vazhdojnë të mos respektojnë masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

    Banorët e Kosovës si duket po e kanë problem që të mësohen me masat që ka vendosur qeveria kundër përhapjes së pandemisë.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 12 persona për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

    Numri më i madh i rasteve është regjistruar në qytetin e Prizrenit.

    Më poshtë ju sjellim të detajuara të gjitha rastet për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”:

    Rr. Rifat Ukimeri, Prizren 12.08.2020-01:30. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e lëshuare nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

    Rr. Rifat Ukimeri, Prizren 12.08.2020-01:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

    Rr. Faik Konica, Prizren 12.08.2020-01:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

    Fsh. Samadraxhë, Suharekë 12.08.2020-01:25. Është raportuar se pas një informate të pranuar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë një ahengu familjar janë takuar 50-60 të pranishëm të cilët janë shpërndarë. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Rr. Pal Paluca, Prizren 12.08.2020-23:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

    Rr. Saraçëve, Prizren, 12.08.2020-23:40. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

    Rr. Ankara, Prizren 12.08.2020-23:10. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

    Fsh. Rogovë, Gjakovë 11.08.2020-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria, gjatë një ahengu familjar ka ftuar tubuar rreth 70 persona të cilët ishin të pranishëm. Të njëjtit janë shpërndarë ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullte.

    Fsh. Rogovë, Gjakovë 12.08.2020-23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria, në lokalin e tij i janë takuar 20 persona. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.

    Rr. Ana Lin, Vushtrri, 12.08.2020-23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij janë takuar 7 persona të cilët kanë rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga Qeveria. Rasti vazhdon ë procedurë të rregullt.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ka vdekur komandanti i parë i KFOR-it, Gjenerali Sir Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare. Ambasada britanike në Kosovë njoftoi për vdekjen e...
    Lajme15 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në orët e mëngjesit parashikpritet të ketë mjegull në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Agon Batusha në ”Click’ të RTV21 ka komentuar bisedat e publikuara të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, për çka...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit hapi sot në Prishtinë programin “Energji për Barazi” nëpërmjet të cilit synohet përfshirja dhe fuqizimi i grave...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Qipros në Ligën e Kombeve. Dardanët po vazhdojn me paraqitje fantast8ike kudnër qipriotëve,...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova ka dyfishuar epërsinë ndaj Qipros, në minutat e parë të pjesës së dytë të ndeshjes. Golin e dytë e shënoi Ermal...
    Sport15 Tetor 2024
    Me rezultat 1:0 në favor të Kosovës, ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Qipro, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan...
    Lajme15 Tetor 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka sqaruar përdorimin e fjalës “brate” (vëlla) në mesazhet e saj, të cilat u...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve. Dardanët janë duke dominuar për gjysmë ore lojë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.