×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteren rezervat, Transfuzioni kërkon mobilizim qytetar për të dhuruar gjak

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Pos telasheve të vazhdueshme me pandeminë, mungesa e rezervave të gjakut është një problem i madh me të cilin po përballet sistemi shëndetësorë.

    Drejtoresha e Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut në Prishtinë, Bukurie Raca tha për RTV Dukagjinin se rezervat tashmë janë në përfundim dhe gjendja është kritike.

    “Gjendja është kritike sidomos sot kur kemi pasur tri ndeshje komunikacioni e që rezervat i kanë pakësuar edhe më tej. Bëjmë apel të qytetarët, sidomos te ata që e kanë grupin e gjakut zero pozitiv të paraqiten në Qendrën e Transfuzionit në Prishtinë apo edhe në qendrat regjionale dhe të ndihmojnë në sigurimin e dozave të gjakut”, deklaroi Bukurie Raca.

    Raca thotë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga ndonjë infektim i mundshëm me COVID-19 pasi sipas saj janë marrë të gjitha masat.

    Ajo demanton disa lajme se i gjithë stafi janë infektuar me COVID-19.

    “Nga 44 të testuar vetëm 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv në coronavirus”, deklaroi më tej Bukurie Raca.

    Qytetari Fahri Pllana thotë se është dhurues i rregullt i gjakut dhe sipas tij kjo i ndihmon shëndetit të tij dhe të tjerët.

    Qytetarët e Kosovës e kanë mundësinë të dhurojnë gjak në të gjitha qendrat regjionale në Kosovë dhe direkt në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.