×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhen kontratat për bursa me 170 studentë përfitues të Skenderajt

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka nënshkruar kontratat për bursa me 170 studentë, në shumën prej 300 euro, për studentët e universiteteve publike në Kosovë.

    Pasi i uroj të rinjtë për Ditën e Rinisë dhe përfitimin e bursës nga komuna, Jashari vlerësoi lartë kontributin historik të rinisë duke deklaruar se vullneti, vizioni dhe guximi i rinisë për mbrojtjen e vendit, historisë, kulturës e arsimit është shembull që duhet ndjekur edhe sot nga ju të rinj dhe gjeneratat që vijnë.

    “Jam i vetëdijshëm me pozitën tuaj në shoqëri, me sfidat që keni në rrugën tuaj të ngritjes profesionale, vështirësitë për tu punësuar, por në asnjë mënyrë nuk duhet të zhgënjeheni, sepse jeni ju ata që duhet të bëni ndryshimin, ju jeni vetë ndryshimi që duhet sjellë në vendin tonë. Ndryshimi arrihet me punë, me aktivizim rinor e qytetar, me përgatitje profesionale, bashkim të ideve e kapaciteteve që keni, në mënyrë që të jetësojmë amanetin e atyre që dhanë jetën për të pasur një shtet të zhvilluar, në shërbim të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre”, deklaroi Jashari.

    Tutje Jashari potencoi që beson në potencialin që ka rinia jonë, në sinqeritetin dhe vullnetin për t’i shërbyer vendit, dhe për këtë tha se ka vendosur që të rinjtë t’i këtë bashkëpunëtorët më të afërt dhe aleat për të arritur zhvillimin e komunës sonë.

    Në këtë drejtim sipas tij pjesa kryesore e ekzekutivit dhe kabinetit të tij përbehet nga të rinj që punojnë pareshtur dhe në shërbim të vendit.

    “Njëjtë do t’i keni hapur dyert edhe ju, sepse unë besoj në rini dhe kapacitetet e tyre për të zgjidhur problemet dhe sfidat që kemi para nesh, prandaj përkrahja ime dhe e komunës që unë udhëheq nuk do të mungojë asnjëherë”, tha Jashari.

    Jashari para të rinjve përmendi projektet dhe investimet që komuna që ia udhëheq është duke realizuar në kulturë, rini e sport, duke përfshirë krijimin e kushteve më të mira të arsimit, zhvillimit të aktiviteteve sportive, kulturore e rekreative, mbështetjen e të rinjve në jetësimin e ideve të tyre kreative përmes përkrahjes me grante për start ap dhe zgjerim të bizneseve.

    “Një mbështetje të madhe jemi duke dhënë në fushën e sportit përmes ndërtimit të poligoneve sportive, palestrës sportive në qytet si dhe sallave sportive në bashkësi lokale dhe lagje të qytetit tonë.

    Mbështetje të fortë jemi duke i dhënë edhe klubeve sportive si dhe organizatave jo –qeveritare në fushën e kulturës dhe rinisë, tha tutje Jashari.

    Në fund Jashari tha se përkrahja për studentët dhe të rinjtë në përgjithësi nuk do të mungojë asnjëherë, andaj edhe i bëri thirrje atyre që të vazhdojnë në rrugën e tyre të ngritjes profesionale dhe të kontribuojnë aty ku janë dhe ku kanë mundësi që të zhvillojnë së bashku komunën dhe shtetin tonë.

    “Të tregoni patriotizëm duke respektuar ligjin, duke u kujdesur për shtetin tonë, për shkollën, për sallat sportive, për hapësirat publike dhe mjedisin në përgjithësi, porositi të rinjtë Kryetari Jashari.

    Në emër të studentëve, në këtë ceremoni foli studentja Shqipdona Ademi , e cila e falënderoi kryetarin Jashari për përkrahjen dhe angazhimin e tij për të rinjtë e komunës së Skenderajt.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.