×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj nderon dëshmorët: Përgjithmonë mirënjohës kontributit e sakrificës së tyre

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka përkujtuar bashkëluftëtarët e tij, të cilët ranë heroikisht në luftim me forcat okupatore serbe 22 vjet më parë.

    Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se rënia e tyre ishte një humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe motivim për vazhdimin e luftës deri në çlirim.

    “Në javën e dytë të gushtit 1998, u përjetësuan shumë bashkëluftëtarë të zot, që ishin përkrah nesh që nga fillimet e rezistencës për liri. Sot kujtojmë me respekt bashkëluftëtarët e bashkëfshatarët e mi, Sokol Sejfijaj, Enver Halilaj, Naim Nimanaj, Orhan Halilaj, Halil Sejfijaj e Arben Ahmetaj. Kujtojmë komandantin Maxhun Çekaj dhe trimat e Irzniqit, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha dhe Malë Zejnaj. Po ashtu, bashkëluftetarët Nexhat Humaj nga Baballoqi, Naser Idrizaj nga Kodralia, Hasan Osmani nga Nivokazi, Arton Hasanaj nga Rakoci dhe Agron Thaqi nga Skivjani. Rënia e tyre ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe motivim që ne të vazhdojmë tutje deri në çlirim. Përgjithmonë mirënjohës kontributit e sakrificës së tyre. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.