×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Nga nesër mund të kryhen testime edhe në laboratore private të licencuara

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Ministria e Shëndetësisë sot ka publikuar një listë me emrat e 29 institucioneve private, të cilëve i është dhënë leja për testime.

    27 laboratorë për testime serologjike dhe dy prej tyre me analiza laboratorike molekulare, real-time PCR, analiza këto që deri më tani janë kryer vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    Në lidhje më këtë, për Klan Kosova foli shefi i zyrës për informim nga Ministria e Shëndetësisë, Faik Hoti.

    “Vendimet janë përgatitur nga bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore dhe gjithë atyre që i ka dalë emri në listën qe u është lejuar për kryerjen e testimeve, mund të fillojnë që nga nesër, nëse janë teknikisht te gatshme për këto testime”.

    “Raportimi i analizave, apo i testimeve që do të kryejnë, është njëra prej elementeve më të  rëndësishme, sepse kështu monitorohet puna e këtyre laboratorëve. Këto  institucione janë te obliguara që në baza ditore të raportojnë në IKSHPK për numrin e testeve që do të kryejnë, për personat që janë testuar, llojin e testit, origjinën e testit, aparati me të cilin është kryer testi dhe në fund të çdo testimi duhet të ketë një komentim profesional të rezultatit të dalë nga personi i autorizuar, që duhet të jetë një profesionist shëndetësor i kualifikuar”.

    “Që nga nesër inspektorati shëndetësor do të sheh se si do të ecën puna në këto laboratore, në mënyrë që të ketë përputhje të plotë midis asaj që është deklaruar në formular të aplikimit dhe me ushtrimin e veprimtarisë”, deklaroi Hoti.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes, por nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
    Lajme18 Tetor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se aleatët po vazhdojnë punën për të sgiruuar që KFOR të ketë forcat...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka shënuar sot 18 tetorin, Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ku këtë vit në...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Ushtarak nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe nga të FSK-së, janë trajnuar dhe certifikuar në Qendrën Ndërkombëtare të...
    Sport18 Tetor 2024
    Lista e lojtarëve më të shpejtë nga secili klub në Ligën Premier tashmë është zbuluar, me Micky Van de Ven dhe Erling...
    Lajme18 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në SHBA ku do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave ku do...
    Lajme18 Tetor 2024
    Është publikuar raporti i Komunitetit të Transportit – Siguria rrugore në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023. Komuniteti i Transportit i BE-së ka...
    Lajme18 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veselaj, ka konfirmuar rastin e një lëndimi të një personi i cili...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, tha së në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.