×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takoi Koordinatoren e OKB-së për Zhvillim, Ulrika Richardson

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka takuar sot Koordinatoren e OKB-së për Zhvillim, Ulrika Richardson.

    Me këtë rast, kryetarja Osmani e falënderoi Richardson për kontributin e Ekipit të Kombeve të Bashkuara të Kosovës në menaxhimin e pandemisë dhe sidomos për donacionet e dhëna. Njëkohësisht, kryetarja Osmani e njoftoi Richardson për marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvend.

    Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rëndësinë dhe përgjegjësitë e palëve në situatën pandemike dhe për hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që të balancohet nevoja për rimëkëmbje ekonomike me domosdoshmërinë për të parandaluar zgjerimin e infeksionit me virus, si shkaktar i situatës aktuale.

    Kryetarja Osmani përmendi kërkesat drejtuar vendeve dhe organizatave donatore për pajisje mjekësore dhe masa parandaluese, për të lehtësuar punën e institucioneve në menaxhimin e pandemisë.

    Më tutje, bashkëbiseduesit potencuan se gjatë kësaj kohe është zbehur fokusi tek Agjenda e vitit 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në avancimin e kësaj agjende në Kosovë. Me këtë rast, u theksua nevoja për funksionalizimin e këshillit të SDG-ve në kuadër të Kuvendit, dhe znj. Richardson shprehu gatishmërinë e UNKT-së për të ndihmuar në këtë aspekt.

    Temë tjetër e diskutuar ishte Kodi Civil dhe disa aspekte të tij, të cilat së shpejti pritet të trajtohen nga Kuvendi i Kosovës. ​

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.