×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Donatorët ofrojnë 253 milionë euro si ndihmë urgjente për Libanin

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Presidenca e Francës ka njoftuar se në konferencën emergjente të donatorëve, të organizuar të dielën për përkrahje të Libanit pas shpërthimit shkatërrues në Bejrut, janë premtuar rreth 253 milionë euro.

    Zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron, tha se këto mjete nuk do të kushtëzohen me reforma politike ose institucionale. Në konferencë u dhanë premtime edhe për përkrahje afatgjate, e cila do të varet nga ndryshimet që bëhen nga autoritetet.

    Fuqitë botërore premtuan se nuk do ta lënë në baltë popullin e Libanit në kohën kur Bejruti po mundohet të rimëkëmbet nga shpërthimi masiv, në të cilin mbetën të vrarë 158 persona. Libani edhe më herët ishte në gjendje të rëndë për shkak të krizës politike dhe financiare, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë, shtetet e huaja kërkuan transparencë për mënyrën se si do të shfrytëzohet kjo ndihmë për shkak të përshtypjes së përgjithshme për korrupsionin që ekziston në qeverinë e këtij shteti. Disa janë të shqetësuar edhe për ndikimin e Iranit përmes grupit Hezbollah.

    Organizatori i konferencës së donatorëve, presidenti Emmanuel Macron, u bëri thirrje shteteve pjesëmarrëse që t’i lënë anash dallimet dhe ta përkrahin popullin e Libanit. Ai shtoi se ndihmat ndërkombëtare duhet të jenë të koordinuara nga Kombet e Bashkuara.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha gjatë kësaj konference se vendi i tij është i gatshëm t’i vazhdojë ndihmat për Libanin, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin Krasniqi, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një ngjarje tragjike që...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po vazhdon të qëndrojë në Amerikë ku po zhvillon disa takime. Së fundmi, ai ka bërë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Osmani dhe Kurti kanë vënë kurora...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kryer sot homazhe pranë Kompleksit Përkujtimor në Reçak, duke nderuar dhe...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e Masakrës së Reçakut kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica bëri homazhe në nderim të...
    Lajme15 Janar 2025
    Procesi i votimit për zgjedhjet e ardhshme vazhdon dhe është koha që secili qytetar të bëjë zgjedhjen e tij për të ardhmen...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.