×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu kerkon përgjegjësi nga Kryeministri Hoti për atë që ndodhi në Karaçevë

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiua ka reaguar në lidhje me futjen e xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

    Ajo e ka quajtur këtë rast si pasojë e qasjes së politikës së Kosovës karshi Serbisë.

    Haxhiu ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur dje është e papranueshme dhe qeveria Hoti duhet të jap përgjegjësi.

    “Këta që kanë hequr dorë nga Republika e janë vërsulur në pazare nuk mund ta mbrojnë Republikën, andaj dhe askush nuk befasohet nga ta. Kjo që ka ndodhur dje në Karaçevë është e papranueshme dhe kjo qeveri duhet të jep përgjegjësi”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./GazetaExpress/

    Postimi i plotë:

    Rasti i djeshëm i futjes së xhandarmërisë së Serbisë në Karaçevë është vetëm konsekuencë e qasjes së politikës sonë karshi Serbisë.

    Në dialogun e ashtuquajtur teknik me Serbinë plotë herë na është thënë se si Serbia njohu Kosovën, teksa marrëveshjet nënshkruheshin, kompromiset zbatoheshin në Kosovë dhe pranoheshin njëanshëm gjithnjë ishte nevoja edhe për pak negociata. Gjendja nuk përmirësohej në terren, Republika dëmtohej e Serbia ishte e pangopur. Kjo ishte e vazhdon të jetë qasja e Kosovës karshi Serbisë: negocio pa kushte, lësho pe në sovranitet dhe si rezultat bëje prapë të nevojshëm negocimin. Kjo nuk është logjikë shtetformuese, përkundrazi kjo është logjikë shtetrrënuese.

    Qeveria ilegjitime po vazhdon avazin e vjetër, por tash në formë edhe më të rëndë. Teksa më herët nuk kishte ndonjë sjellje dinjitoze e të barabartë me Serbinë këta shkuan edhe më larg, jo vetëm që nuk këmbngulin karshi saj asgjë, por e hoqën vendimin e qeverisë Kurti për reciprocitet me Serbinë si parim ndërkombëtar i marrëdhënieve mes shtetesh si dhe hoqën dorë nga anëtarësimi në organizma ndërkombëtar vetëm për ta kënaqur Serbinë!

    Këta e zhveshen Republikën e Kosovës, dhe kur kjo ndodh t’i je në tryezë bisedimesh teksa gjendja në terren cenohet. Kaq mund të flasim për logjikën shtetndërtuese të këtyre.

    Hapi i parë i secilës marrëdhënie bilaterale është shprehja e vullnetit për t’u dakorduar. Në rrethana kur ndodh kjo çfarë ngjau dje me territorin e Republikës së Kosovës, më saktësisht në Karaçevë, është dëshmi për të kundërtën. Andaj, përveçse kjo qeveri ilegale, ilegjitime duhet të shkojë së bashku me të duhet të kthehet edhe reciprociteti. Këta që kanë hequr dorë nga Republika e janë vërsulur në pazare nuk mund ta mbrojnë Republikën, andaj dhe askush nuk befasohet nga ta. Kjo që ka ndodhur dje në Karaçevë është e papranueshme dhe kjo qeveri duhet të jep përgjegjësi.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
      Më 13 tetor ShKShMK, ka vazhduar kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur më 5 shtator të këtij viti. Operacioni është zhvilluar...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, çdo fundjavë pothuajse frekuenton pjesë të ndryshme të Kosovës. Sot ai është ngjitur me një grup...
    Lajme19 Tetor 2024
    Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën...
    Lajme19 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci që të jap dorëheqje, pasi që sipas...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria aktuale pagën në sektorin publik e ka...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kryetari i Këshillit të Kongresit të Intelektualëve Boshnjakë të Kosovës, profesori universitar Mejdin Saliji, e konsideron vendimin e Qeverisë së Kosovës për...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    Një dron është “lëshuar drejt” rezidencës private të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin bregdetar të Cezaresë, ka thënë zyra e tij....
    Lajme19 Tetor 2024
    Drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, Qemajl Sejdiu ka folur për “Front Online” lidhur me problemet që po përballen për subvencionimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.