×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli thotë se AKR-ja do ta mbështetë mocionin e Vetëvendosjes

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, është deklaruar rreth qëndrimit të tij në raport me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë “Hoti”.

    Pacolli deklaron se do ta mbështesë këtë mocion të nisur nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Ai po ashtu ka deklaruar se ky mocion nuk duhet të shërbejë si rast zingjiror për stafetën vëllavrasëse politike në Kosovë.

    Fjalimi i plotë i Pacollit:

    Mocioni i mosbesimit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Qeverisë Hoti me arsyet e shpallura pro këtij akti është një veprim legjitim partiak. Askush nuk duhet ta kontestojë këtë. Mirëpo për shkak të dy rrethanave që përbëjnë dhe shtysën kryesore të tij, pandemia dhe dialogu me Serbinë, mocioni meriton analizë të plotë. Mocioni nuk duhet të shërbejë si rast zinxhiror për stafetën vetëvrasëse politike të Kosovës që ka zënë fill që më herët.

    Pandemia dhe dialogu me Serbinë nuk janë rast për ndarje, por për bashkim të klasës politike, të shoqërisë, madje dhe kombit shqiptar. Këto dy sfida me karakter global kërkojnë forcim të marrëdhënieve me perëndimin, aleatin tonë natyral dhe jo dobësim të këtyre marrëdhënieve. Për këtë arsye AKR- ja moti, kur u rrëzua qeveria Kurti, por dhe sot bën thirrje për bashkim mes veti dhe forcim të marrëdhënieve dhe koordinimit me Perëndimin!

    Ne nuk mund të mendojmë sot për sot, por dhe për nesër! Ndryshe nuk do të na e falin brezat! Ja e rrëzuam qeverinë Hoti, u hakmorëm me të, po çfarë vjen pastaj?

    Thonë një fjalë të urtë nëpër Shqipëri: u martua Sinani prapë. E kënd mori? Gruan e parë!

    Ne nuk mund të nxjerrin gozhdën me gozhdë, s’ mund të hëjmë harakiri, as gjakmarrje politike për të dëmtuar LDK-në, me hesape partiake të ngushta.

    Na duhet pjekuri!Nëse prej rrëzimit të kësaj qeverie, vjen me shpejt, pas negociatave gjithëpërfshirëse, një qeveri me bazë të gjerë, dhe me Vetëvendosjen brenda, me program të qartë kundër Pandemisë dhe për dialogun me Serbinë, sipas orientimeve perëndimore, bujrum! Madje dhe për të patur reagim kompakt ndaj veprimeve të pritshme të Gjykatës speciale na duhet Unitet!

    Me skenarin e forcës dhe bashkimit, përballë dobësisë dhe ndarjes, AKR është pro!

    Vetëvendosje nuk ka vënë vija të kuqe dhe besoj se do ta mirëkuptojë thirrjen tonë për bashkim. Ashtu si dhe duhet ta kuptojë se argumenti i përdorur prej saj, se një qeveri nuk rrëzohet në pandemi, nuk ishte jetëgjatë. Sot ajo ka veshur rrobat politike të kundërshtarit të vet, dhe kujtesa popullore ende është e gjallë

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.