×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe vikendi me shi e bubullima në Kosovë

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Ditëve në vijim do të mbajë mot i paqëndrueshëm, kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me reshje shiu.

    Orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, por mbeten pak nën vlera mesatare.

    Ditën e diel mot i ndryshueshëm me rrebeshe shiu orëve të pasdites.

    Ditën e hënë dhe të martë, pritet të ketë më shumë intervale me diell, mirëpo orëve të pasdites me mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut.

    Indeksi i rrezeve UV në vlera mesatare.

    7.08.2020 – Herët në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshjet e shiut. Ditën vranësira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima. Vende-vende reshje vazhdojnë edhe gjatë natës. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 25C, e në vise malore 12C deri 17C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 3-9m/s. Indeksi UV: 3.

    8.08.2020 – Herët në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 26C, e në vise malore 13C deri 18C. Erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 3-11m/s. Indeksi UV: 5.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.