×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqje u.d. i zyrtarit kryesor të Financave në Telekom

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Feim Kelmendi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së zyrtarit kryesor të Financave dhe Thesarit në Telekom, tre muaj pasi kishte marrë këtë pozitë.

    Në një postim në Facebook, Kelmendi ka publikuar një letër njoftuese për dorëheqjen. Ai është shprehur se ndjehet i poshtëruar nga vlerësimi i Bordit të ri të Drejtorëve në këtë ndërmarrje.

    “Pasi mundohesh me dhene cdo gje nga vetja per tre muaj me radhe, cdo dite te muajt, deri ne oret e vona te mesnates, aq sa as gjumin nuk e bene si duhet vjen momenti me te vleresu njerze te cilet per te arritur qellimet e tyre mundohen fillimisht t’i denigrojne ato vlera e parime qe i ke kultivu krejt jeten”, ka shkruar ai.

    Ai ka thënë se bazuar në vlerësimin që ky bord i ka bërë punës së tij, e ka të pamundur të vazhdojë të kryejë atë funksion.

    Në letrën e tij, Kelmendi u ka uruar “dështim me misionin dhe qëllimet jo të ndershme” bordit të ri të Telekomit.

    Në fund të korrikut, Qeveria Hoti emëroi Bordin e përkohshëm të Telekomit, pak ditë pasi i kaluari dha dorëheqje për shkak se përmbaruesi kishte tërhequr nga xhirollogaria e ndërmarrjes të gjitha mjetet që posedonte.

    https://www.facebook.com/feim.kelmendi.1/posts/10164193208835442

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.