×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haziri: 24 orët e fundit ishin shumë të rënda, humbëm tre gjilanas nga COVID-19

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë tre gjilanas, të cilët ishin të infektuar me virus.

    Ai ka njoftuar se aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit janë të hospitalizuar 26 pacientë me COVID-19.

    “24 orët e fundit kanë qenë shumë të rënda për ekipet shëndetësore, për ne dhe për familjarët. Kemi shënuar 3 vdekje, 16 raste të reja pozitive dhe 14 të shëruar. Numri total i të infektuarve është 546, 352 janë të shëruar, 183 raste aktive, ndërkaq të vdekur janë 21 qytetare. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre”, ka thënë Haziri.

    Haziri ka ftuar qytetarët për respektim të masave antiCOVID-19, duke ruajtur distancën sociale, mbajtjen e higjienës dhe maskave, duke shtuar se policia dhe inspektorati komunal dhe ai sanitar janë 24 orë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e këtyre masave.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, ka nisur mbylljen e komunës paralele serbe që vepronte për komunën e Skenderajt...
    Lajme16 Tetor 2024
    Një person është arrestuar si i dyshuar për vrasje në tentativë dhe disa vepra të tjera. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më...
    Lajme16 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, udhëton për në Zvicër me ftesë të ministrit të Jashtëm të...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes me anë të një postimi...
    Lajme16 Tetor 2024
    Avokati Gent Gjini, i angazhuar nga familja e të vrarit në Serbi, Faton Hajrizi, ka njoftuar se do t’i dorëzojë paditë dhe...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka hapur një konkurs për qytetarët për pozitën “kuzhinierë e staf mbështetës” në FSK. Kjo vjen...
    Lajme16 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë që për Kosovën dhe Serbinë përveç kushteve të përgjithshme për të përfituar nga milionat e...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, gjatë shënimit të 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT), theksoi përkushtimin e SHBA-së...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet nga posti i tij pas debatit e ditëve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.