×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    A mund të përdor kremin kundër diellit të vitit të kaluar? Ekspertët shpjegojnë kur skadon

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Menjëherë sapo nis koha e plazhit, ne të gjithë vrapojmë të kapim kremin e diellit të mbetur përgjysmë nga viti i kaluar për ta përdorur rishtazi. Por prit! A skadon kremi i diellit pas një viti? A është e sigurt mbrojtja nga dielli edhe për këtë vit?

    Së pari, disa nga bazat e një rutine të fortë të mbrojtjes nga dielli janë:

    1: Ju e keni përdorur kremin përgjatë gjithë vitit (supozohet).

    2: E aplikoni kudo – madje edhe në qepalla.

    3: Keni përdorur një krem me SPF të lartë për mbrojtje optimale.

    4: Po përdorni kremra që janë akoma të freskët (pra data e skadencës nuk është afruar).

    “Kremrat e diellit skadojnë dhe absolutisht nuk duhet të përdoren kurrë pas datës së skadencës”,- thotë për “Allure” Shari Marchbein, një dermatologe e certifikuar në New York City.

    “Ashtu si ushqimi, rrezet e diellit mund të ndikojnë keq edhe te përbërësit e kremit, duke i dëmtuar dhe holluar”,- shpjegon ajo.

    “Kremrat, gjithashtu, bëhen më pak efektivë, pra kanë më pak potencial të të mbrojnë nga djegiet e diellit, dëmtimet, njollat ​​kafe, madje edhe nga rreziku për zhvillimin e kancerit të lëkurës.”

    Pse nuk duhet të përdorni një krem mbrojtës të skaduar?

    Ekzistojnë dy arsye themelore për këtë:

    1. Nuk do të të mbrojë. Një krem i skaduar do të thotë që produkti nuk arrin mbrojtje sa SPF që ka të deklaruar”,- thotë Perry Romanowski, kimist i pavarur kozmetik. Kjo vlen si për kremrat kimikë, ashtu edhe për ato minerale.

    2. Kremrat mbrojtës kimikë, që përmbajnë përbërës të tillë si oksibenzoni, avobenzoni dhe homosalati “mund të oksidohen dhe të bëhen më pak efektivë”,- shpjegon Romanowski. Kremrat mbrojtës mineralë – ata me oksid zinku ose dioksid titaniumi në etiketë – nuk e kanë këtë problem, por edhe ato e humbasin efektin mbrojtës. Kjo përfshin ndarjen e emulsionit, kokrrizën, ndryshimin e ngjyrës dhe të aromës etj.”,- thotë Romanowski. “Kështu që ndërsa kremi kundër diellit akoma duket se funksionon, mund të mos përhapet siç duhet në lëkurë për t’i siguruar asaj mbrojtje maksimale.”

    Kjo na çon tek problemi i dytë me kremin e skaduar. Edhe nëse kremi me SPF është akoma teknikisht i mirë, ndryshimet në formulë me kalimin e kohës mund ta bëjnë atë si joefikas dhe problematik për lëkurën. “Trajtimi i kremit të diellit me duar të ndotura, hapja dhe mbyllja e shpeshtë gjithashtu mund ta ekspozojë kremin para baktereve”,- thotë Erin Gilbert, dermatologe e certifikuar nga bordi në New York City. Ndërsa bakteret rriten brenda ambalazhit të kremit, mund të shkaktojnë ndarjen copa-copa, thotë ajo.

    Kur duhet ta zëvendësoni kremin e diellit?

    Shumica e kremrave të diellit janë krijuar për të zgjatur tre vjet, thotë Gilbert. Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është të kontrolloni datën e skadimit (megjithëse jo të gjitha markat e kanë, paralajmëron Gilbert).

    Por edhe nëse kremi është i përdorshëm vetëm për një vit, ka faktorë të tjerë që mund ta bëjnë SPF të prishet më shpejt sesa data e skadencës e vendosur në ambalazh. “Nëse e ruani kremin në vende të ngrohta, si në makinë, në pishinë ose në çantë, ai do të skadojë më shpejt për shkak të nxehtësisë”,- thotë Gilbert. “Nëse është ekspozuar i ndaj nxehtësisë, duhet ta zëvendësoni atë çdo disa muaj, vetëm për të qenë të sigurt se është akoma efektiv”.

    Pavarësisht nga data, gjithmonë provoni konsistencën e kremit përpara se ta përdorni. “Kontrolloni për ndryshime në cilësi, si shpërbërja në copa ose ndarja e përbërësve, zbutja më shumë se duhet (i holluar), ose ndryshimet në erë”,- thotë Gilbert. “Nëse kremi ka erë të keqe dhe të ndryshme nga e fillimit, ka të ngjarë të jetë kontaminuar me baktere.” Kjo vlen si për kremrat mineral, ashtu edhe ata kimikë”.

    Në fund të fundit? Ekspertët rekomandojnë ta zëvendësoni kremin kundër diellit çdo vit. “Nëse e përdorni kremin si duhet dhe në mënyrë të duhur, një krem nuk duhet t’ju zgjasë shumë”,- thotë Marchbein.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lifestyle07 Maj 2024
    Shumica e njerëzve e kanë përjetuar ndonjëherë ose do ta përjetojnë në të ardhmen ndjenjën e një ndarje, dhe shpeshherë ndarjet dinë...
    Lifestyle07 Maj 2024
    Mendoni pak për fëmijërinë që keni kaluar… A e imagjinoni veten në një park lojërash vetëm, duke shpresuar që dikush t’ju afrohej?...
    Lifestyle06 Maj 2024
    Kafeja aspak nuk është e rrezikshme për shëndetin tuaj. Sipas studimit të Universitetit të Australisë së Jugut, nëse jeni adhurues i kafesë,...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.