×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari nga Drenasi gënjeu se e ka vëllain të prekur me COVID, komuna ushtron padi

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Komuna e Drenasit, përkatësisht Kryesuesi i Shtabit Emergjent dhe Qendrës Operative, pas deklarimeve në rrjetin social Fecebook nga një qytetar i pandërgjegjshëm, se kinse në Komunën e Drenasit nuk po ofrohen shërbime shëndetësore dhe Komuna nuk po kujdeset për qytetarët e saj për trajtimin e virusit covid-19, ka ushtruar padi për shpifje pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, ndaj z. Kastriot Ferizi.

    I njëjti, duke përhapur informacione të pa vërteta e tendencioze, se kinse i vëllai ka rezultuar pozitiv me covid-19 dhe aludimi i tij se nuk i është ofruar ndihma shëndetësore, ka shkaktuar panik dhe shqetësim tek qytetarët.

    Stafi shëndetësor i Komunës së Drenasit po punon në mënyrë intensive në terren duke ofruar shërbime adekuate sipas protokolleve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për rastet e rezultuara pozitive. Ekipet shëndetësore dhe epidemiologu vazhdimisht kanë kontaktuar dhe vizituar familjet që kanë rezultuar pozitiv me virus.

    Deklarata e të paditurit në rrjete sociale, se një familjar i tij, kinse i prekuri me covid-19, nuk është vizituar e as kontaktuar nga personeli shëndetësor, nuk është e vërtetë. Personi në fjalë nuk figuron në listat që Komuna e Drenasit ka pranuar zyrtarisht nga IKShPK-ja.

    Për të gjitha rastet për të cilat njoftohemi nga IKShP-ja, vizitohen dhe kontaktohen nga ekipet mjekësore si dhe nga Ekipet e Policisë në Drenas. Sa i përket ndihmës nga ana e komunës, ju kemi ndihmuar të gjitha rasteve që janë paraqitur përmes administratoreve, prandaj rasti tillë nuk ka adresuar nevojë për ndihmë.

    Komuna e Drenasit, me tërë kapacitet dhe mundësitë që ka, do të jetë gjithmonë në mbështetje dhe pranë nevojave të qytetarëve të cilët kërkojnë shërbime shëndetësore apo nevojave tjera për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia globale covid-19.

    Dezinformatat në kohën e pandemisë nuk i kontribuojnë kësaj situate në të cilën jemi, përkundrazi, ndikojnë në përhapjen e panikut dhe përkeqësim të gjendjes.

    Ju lutemi shumë, mos përhapni informacione të pavërteta për interesa të caktuara, por, si qytetarë të këtij vendi, kontribuoni në përmirësimin e gjendjes, duke respektuar udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve të vendit.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se mospjesëmarrja e deputetëve të mazhorancës në tri seancat e fundit të jashtëzakonshme përbën një...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka kujtuar ish-ambasadoren amerikane, Tina Kaidanow, e cila vdiq dje. “I pikëlluar për vdekjen e...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Integrim Evropian, nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi pret reflektim nga shteti i Bosnjës pas vendimit të Qeverisë...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen (VV), duke theksuar se hendeku mes dy...
    Kronika17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka kryer dje bastisje në një shtëpi në Mitrovicë, shkruan Gazeta Express. Sipas policisë gjatë kontrollit kontrollit kanë gjetur...
    Kronika17 Tetor 2024
    Një i mitur është therur dje me thikë në qytetin e Mitrovicës, përcjell Gazeta Express. Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman...
    Kronika17 Tetor 2024
    Policia ka njoftuar për arrestimin e një të mituri në Podujevë, nën dyshimin se e ka therur me thikë një të mitur....
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka kërkuar zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu që ta pyes kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa...
    Lajme17 Tetor 2024
    Agon Batusha nga VV-ja e vlerësoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.