×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Gjermania i dhuron IKSHPK-së një kontingjent me pajisje mbrojtëse kundër Covid-19

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të një kontingjenti të pajisjeve mbrojtëse personale profesionale, dedikuar Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe institucioneve shëndetësore si përgjigje kundër COVID-19.

    Kontigjenti përmban 17 mijë maska respirator FFP2 (EN 149)/N95 (NIOSH), 5 mijë e 500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3 mijë e 700 litrave me dezinfektues, është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë.

    Zemaj vlerësoi lart kontributin e shtetit të Gjermanisë dhe të vet Bashkimit Evropian në asistencën dhënë Kosovë për luftimin e COVID-19, teksa theksoi se Ministria e Shëndetësisë dhe profesionistët shëndetësor të Kosovës janë mirënjohës për këtë përkrahje të cilën do ta manifestojnë me angazhim konkret kundër pandemisë korona.

    Ndërkaq diplomati gjerman tha se ky është një kontribut nga shteti gjerman për popullin e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor, ndërkohë që këshilloi qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe të zbatojnë masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga koronavirus.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” gjatë ditës së sotme pati disa aksione për lidhjet ilegale të ujit që po bëhen në pjesë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me vajzën e tij, Rozin, kanë vizituar Bjeshkët e Lumbardhit, që janë 2 mijë e 100...
    Lajme19 Korrik 2025
    Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se efektivët e Batalionit Komando, pjesë e KFOR-it, në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W),...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2025
    Zyrtarët e Komisionit Evropian shprehin shqetësim për faktin se në Kosovë ende nuk janë formuar institucionet, gjë që po vonon ratifikimin e...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj, janë takuar pasditen e sotme në lagjen Pejton të Prishtinës. Ndonëse...
    Lajme19 Korrik 2025
    Allen Muhiq ishte nëntë vjeç kur zbuloi se Advija dhe Muharemi nuk ishin prindërit e tij biologjikë dhe se babai i tij...
    Lajme19 Korrik 2025
    Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar sërish për dështimin e radhës për moskonstituimin e Kuvendit të...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Nga monitorimi i strukturave të Bashkisë Vlorë, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës për një vatër zjarri të...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë, shpreh dyshimet e tij se Ukraina do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian brenda dhjetë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.