×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Protestat në SHBA – Forcat federale do të tërhiqen nga Portlandi

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Administrata e presidentit Donald Trump po planifikon tërheqjen e një pjese të forcave federale të sigurisë nga Portland në shtetin Oregon, pas javëve të tëra të përleshjeve me protestuesit.

    Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së Chad Wolf tha se tërheqja bëhet më kushtin që policia lokale të mbrojë ndërtesat federale, shkruan BBC.

    Portland është shkundur nga 62 ditë të protestave të vazhdueshme.

    Sidoqoftë, presidenti Trump deklaroi fitore duke postuar në Twitter se “Nëse Qeveria Federale dhe forcat e saja të mrekullueshme të zbatimit të ligjit nuk do të shkonin në Portland, ky qytet nuk do të ekzistonte më”.

    “Do të ishte i djegur dhe i rrënuar për toke. Nëse Majori dhe Guvernatorja nuk do të ndalin krimin dhe dhunën e anarkistëve dhe trazuesve menjëherë, Qeveria Federale do të kthehet dhe do të bëjnë punën që ata ishin dashur ta bëjnë”, shkroi ai, transmeton KOHA.

    Disa orë pas lajmërimit për tërheqjen e trupave të mërkurën mbrëma, qindra protestues u mblodhën në qendër të qytetit afër ndërtesës së gjykatës.

    Forcat e sigurisë u dërguan në Portland më 4 korrik për të mbrojtur ndërtesat federale të cilat ishin vandalizuar gjatë javëve të tëra të protestave kundër racizmit dhe dhunës policore.

    Vendosja e këtyre trupave ndezi edhe me shumë trazira, posaçërisht kur u publikuan xhirime të protestuesve që po rrëmbeheshin nga rrugët nga zyrtarët federalë dhe po futeshin nëpër vetura pa targa.

    Guvernatorja e Oregonit Kate Brown dhe Majori i Portland Ted Weeler, që të dy Demokratë, kanë thënë se askush nuk ka kërkuar intervenimin federal, dhe e kanë quajtur si shfaqje force të presidentit Trump për shkak të kampanjës zgjedhore.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.