×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe Holanda me marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Ministrja e Financave Hykmete Bajrami dhe ambasadorja e Holandës në Kosovë Gerrie Willems kanë nënshkruar sot marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe parandalimin e evazionit tatimor dhe shmangies ndërmjet dy vendeve.

    Marrëveshja kontribuon në një bashkëpunim të përmirësuar ekonomik ndërmjet dy vendeve, pasi përmban rregulla të qarta për të shmangur tatimin e dyfishtë, gjë e cila do të rezultojë në më pak pengesa tregtare për bizneset holandeze dhe kosovare dhe përmirësimin e klimës së biznesit.

    Ministrja Bajrami theksoi se Qeveria e Kosovës po mbështet masat e menjëhershme me politika të qëndrueshme që do të ndihmojnë bizneset gjatë fazës së rimëkëmbjes ekonomike.

    Ndërsa, ambasadorja Willems theksoi se Holanda do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve kosovarë.

    “Mbështetja holandeze për Kosovën ka një fokus në forcimin e sundimit të ligjit, por gjithashtu mbulon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, pasi gjithnjë e më shumë kompani holandeze tregojnë interes për të bërë biznes me Kosovën. Kjo marrëveshje do të promovojë marrëdhëniet tona tregtare bazuar në rregulla të qarta. Kjo do të bëhet edhe më e rëndësishme gjatë rimëkëmbjes ekonomike të pas COVID-it, kur kërkohet një qasje e përbashkët dhe bashkëpunim i ngushtë ndërmjet vendeve, jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por në Evropë si tërësi”, tha diplomatja holandeze.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për situatën e sigurisë në vend, duke thënë se pas sulmit të Banjskës,...
    Kronika10 Maj 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor. Kjo pasi ai po dyshohet se ka fotografuar ose incizuar pa...
    Lajme10 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e...
    Të tjera
    Sport10 Maj 2024
    Milot Rashica mund të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës. Reprezentuesi i Kosovës iu bashkua Besiktasit verën e vitit të kaluar...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Partia e ekstremit të majtë Sumar, një anëtare e vogël e qeverisë së koalicionit të Spanjës, nisi një peticion duke kërkuar që...
    Sport10 Maj 2024
    Kylian Mbappe ka lajmëruar zyrtarisht se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit. Sulmuesi francez largohet nga Parc...
    Vip10 Maj 2024
    Bendi i famshëm suedez “Dirty Loops” do të vijë në Kosovë për Prizren Rock and Blues Music Festival”. Bendi suedez i krijuar...
    Lajme10 Maj 2024
    Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale i kanë dërguar në Finlandë mostrat biologjike të terroristëve të Banjskës në vendin ku...
    Lajme10 Maj 2024
    Xhavit Haliti nga PDK-ja thotë për “Front Online” se interesi i kryeministrit Kurti nuk është integrimi i Kosovës në KiE por beteja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.