×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zjarret pyjore në Australi prekën gati 3 miliardë kafshë

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Gati 3 miliardë kafshë u vranë apo u zhvendosën nga sezoni shkatërrues i zjarreve në Australi në vitet  2019 dhe 2020, sipas shkencëtarëve që kanë zbuluar për herë të parë shkallën e vërtetë të ndikimit të tyre në jetën e egër të vendit.

    The Guardian ka mësuar se prej zjarreve që u përhapën në pjesë të ndryshme të kontinentit, janë prekur rreth 143 milionë gjitarë, 180 milionë zogj, 51 milionë bretkosa dhe 2.5 miliardë zvarranikë.

    Jo të gjitha kafshët mund të jenë vrarë nga flakët ose nxehtësia, por shkencëtarët thonë se perspektiva e mbijetesës për ata që i kishin rezistuar goditjes fillestare “ nuk ka qenë e madhe” për shkak të urisë, dehidratimit dhe sulmeve nga kafshët e egra.

    Një raport i përkohshëm, i bazuar në punën e 10 shkencëtarëve nga pesë institucione, të porositur nga Fondi Botëror i Natyrës (WWF), sugjeron se pasojat nga këto zjarre janë shumë më të mëdha sesa një vlerësim i mëparshëm, që fliste për prekjen e 1 miliard kafshëve.

    Në studim, kontribuuan shkencëtarët nga Universiteti i Sidneit, Universiteti i New South Wells, Universiteti i Newcastle, Universiteti Charles Sturt dhe Birdlife Australia. Dermot O’Gorman, shefi ekzekutiv i WWF për Australianë tha se “ kjo është një fatkeqësive më të mëdha të botës së egër në historinë moderne”.

    Chris Dickman, profesor në Universitetin e Sidneit dhe anëtar i Akademisë Australiane të Shkencave që mbikëqyri projektin, tha se përfundimet e tij, i kishin shokuar edhe vetë studiuesit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut, çdo pjesëmarrës në komunikacion që do të kapet duke vozitur mbi...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Ministri i Çështjeve Evropiane i Francës, Benjamin Haddad, lexoi mesazhin zyrtar të presidentit të...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të premten se i ka regjistruar të paktën 798 vrasje gjatë...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në të gjitha hapësirat...
    Lifestyle11 Korrik 2025
    Dashi Financiarisht, mund të keni shpenzime të papritura. Në punë, do të keni mundësi për bashkëpunim dhe njohje. Në çështjet e dashurisë,...
    Opinione11 Korrik 2025
    Shkruan: Adri Nurellari Në pranverën e vitit 1831, një aristokrat i ri francez, vetëm 25 vjeç, Alexis de Tocqueville, hipën në një...
    Lajme11 Korrik 2025
    Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Lëvizja për Bashkim ka shuar aktivitetin e saj politik, shkruan Reporteri.net. Kryetari i kësaj partie, Valon Murati, përmes një letre përshëndetëse, ka...
    Lajme11 Korrik 2025
    Christopher Landau, zëvendësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio është takuar me presidenten Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizitë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.