×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    GAP: Përfitimet dhe dëmet nga tërheqja e parakohshme e kursimeve pensionale

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Instituti GAP sot ka publikuar një raport ku ka analizuar përfitimet dhe dëmet e mundshme nga tërheqja parakohshme e kursimeve pensionale nga Trusti.

    Ky raport tregon se iniciativa e Qeverisë për lejimin e tërheqjes së 10% të kursimeve pensionale është një metodë jokonvencionale e rritjes së kërkesës agregate në ekonomi.

    “Kjo masë nuk mbulon personat që më së shumti kanë nevojë, si ata të papunë dhe personate punësuar pa kontrata pune ku të ardhurat e tyre janë relativisht të vogla. Shuma e përgjithshme që mund të tërhiqet me këtë masë është rreth 200 milionë euro, mirëpo marrë parasysh që një numër i madhi qytetarëve nuk kanë kursime të mjaftueshme në Trust për ta bërë të levërdishme tërheqjen e 10% tëtyre, ndikimnë kërkesë agregate nuk pritet të jetë i madh. Për më tepër, përfituesit e kësaj mase, me tërheqjen e parakohshme të kursimeve, rrezikojnë të mbesin më heret pa të ardhura gjatë kohës së pensionit. Megjithatë, pasi se tërheqja e të hollave nga Trusti është paraparë të bëhet në mënyrë vullnetare, qytetarët të cilët nuk duan t’i tërheqin kursimet pensionale, nuk janë të obliguar ta bëjnë një gjë të tillë. Në anën tjetër, meqenëse këto të holla nuk do të kompenzohen nga shteti, zbatimi i kësaj mase nuk do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit apo në borxhin publik të Kosovës. Mundësia e tërheqjes së kursimeve të Trustit, për një pjesë të qytetarëve mund të lehtësojë barrën e borxhit të shkaktuar nga gjendja ekonomike e pandemisë dhe të rrisë qarkullimin e parasë në treg edhe për personat që nuk përfitojnë nga kjo masë. Poashtu ekziston mundësia e punëdhënësve dhe punëmarrësve që në një të ardhme, në mënyrë vullnetare, t’i rikuperonin paratë e tërhequra në Trusti duke e rritur kontributin deri në 10% të pagës së tyre vjetore”, thuhet në raport.

    Ky raport analizon edhe aspektin e likuiditetit të vetë Trustit dhe të sistemit bankar në Kosovë në rast se Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet ligjore për tërheqjen e parakohshme të kursimeve pensionale.

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Korrik 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka thirrur konferencë për media. Konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në...
    Ekonomi24 Korrik 2025
    Energjia, Mbrojtja, Infrastruktura, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, Siguria Kibernetike, janë disa nga fushat përmes të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
    Ekonomi23 Korrik 2025
    Kosova po vazhdon të thellojë varësinë nga importet, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë shqetësues. Sipas të dhënave...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro...
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.