×
  • Lajme
  • Lajme

    Rinia e PDK-së “ia vë” infuzionin në oborr Komunës së Lipjanit

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Opozita në Lipjan ka vazhduar me një aktivitet tjetër pas publikimit të një videoje në të cilën shihen pacientët duke marrë infuzione në oborrin e QMF-së në Shalë.

    Aktiviteti i së martës ka të bëjë me vendosjen e një infuzioni në hyrje të komunës.

    “Pas skandaleve të fundit në menaxhim të situatës së pandemisë nga ekzekutivi i Komunës, ne si Rini e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan, kemi realizuar një aksion simbolik për t’ia vendosur Ekzekutivit të Komunës një infuzion ‘nën hijen e drurëve dekorativë’. Ky aksion është zhvilluar pasi që Komuna nuk po i vendos tendat nëpër oborre të Qendrave të Mjekësisë Familjare”, thuhet në komunikatën e PDK-së, dega në Lipjan.

    Sipas tyre, pacientët po obligohen t’i marrin infuzionet “nën hijen e pemëve”.

    “Ne po dyshojmë se kryetari Ahmeti është duke i realizuar pushimet dimërore në kohë të verës sepse nuk është duke i dëgjuar hallet dhe kërkesat e qytetarëve”, thuhet në fund të komunikatës së PDK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Lajme15 Korrik 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se nesër (e mërkurë) do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale vendimin e sotëm të Gjykatës...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, ku siç është shprehur ajo, ka prezantuar potencialin...
    Lajme15 Korrik 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votueseve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Kryeministri hungarez thotë se duhet të vendosen sanksione ndaj udhëheqësve të Ukrainës – një deklaratë e papritur e nxitur nga vdekja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.