×
  • Lajme
  • Lajme

    Filloi rregullimi i rrugëve në Drenoc

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Në fshatin Drenoc në Malishevë ka filluar rregullimi i dy rrugëve, me gjatësi prej 700 metrave, në lagjet e këtij fshati, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

    Drenoci është një prej fshatrave më të mëdha të Malishevës.

    Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina dhe ai i Shërbimeve Publike, Milazim Morina.

    Punimet filluan në rrugën “Sharri”, e gjatë 550 metra. Drejtorët e drejtorive përkatëse janë pritur nga kryetari i fshatit Nehat Krasniqi dhe nga qytetarët të tjerë.

    Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina ka thënë se “ky investim është pjesë e realizimit të projekteve kapitale, përkatësisht e rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës dhe në fshatin Drenoc”.

    Sipas Morinës, edhe kjo rrugë mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

    Në emër të fshatit Drenoc, kryetari i fshatit, Nehat Krasniqi, e ka falënderuar komunën për këtë investim me rëndësi për banorët.

    “Ne jemi duke bashkëpunuar mirë me komunën dhe përmes këtij bashkëpunimi edhe po arrijmë ti realizojmë disa nga nevojat që kanë banorët e fshatit Drenoc”, tha kryetari Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 30.07.2025 Vransira më të shumta që përshkojnë vendin ditën e enjtë, orëve të mëngjesit mund të shoqërohen me...
    Lajme30 Korrik 2025
    Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar sot për themelimin e një subjekti të ri politik me emrin “Për...
    Lajme30 Korrik 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës....
    Të tjera
    Lajme30 Korrik 2025
    Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës. Në njoftimin e policisë thuhet ai ishte i...
    Lajme30 Korrik 2025
    Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mesazheve mashtruese. Në postim thuhet se në...
    Lajme30 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Komerciale, e cila aprovoi padinë e kompanive “MADE GROUP...
    Lajme30 Korrik 2025
    Gazetari dhe komentatori i njohur politik, Valon Syla, ka komentuar raportimet se kunati i deputetes së VV’së Fitore Pacolli u punësua në...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 25% për mallrat e importuara...
    Lajme30 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit ka pranuar sërish ankesë lidhur me vendimin për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.