×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti e pret në takim lamtumirës Apostolovën

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim lamtumirës shefen e zyrës së BE’së në Prishtinë, Nataliya Apostolova.

    “Kryeministri i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim lamtumirës shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj gjatë mandatit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë të nisur për media.

    Kryeministri Hoti ka vlerësuar rolin BE-së për funksionimin e shtetit ligjor dhe demokratik në Kosovë, si një standard në procesin e afrimit të Kosovës drejt BE-së.

    Po ashtu, Hoti e vlerësoi përkrahjen e BE-së dhënë përpjekjeve të institucioneve të Republikës së Kosovës për menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

    “Ndërsa, përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, pasi e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen dhe bashkëpunimin, vlerësoi se Bashkimi Evropian do ta ketë prioritet Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë të punojë për të ardhmen evropiane të rajonit”, thuhet në njoftim.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në dokumentet gjyqësore se vaksina e saj kundër Covid-19 mund të shkaktojë një efekt anësor,...
    Kronika05 Maj 2024
    Është arrestuar i dyshuari që tentoi ta djegë shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në QKUK. Në raport thuhet se dëshimitari ka deklaruar se e ka gjetur...
    Të tjera
    Lifestyle05 Maj 2024
    Të dyja janë gjendje kërcënuese për jetën, por sa më herët që i njohim shenjat e sulmit në zemër ose në tru,...
    Lajme05 Maj 2024
    Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në Kosovë. Ai ka hyrë në fuqi në mars të...
    Sport05 Maj 2024
    Boksieri Robin Krasniqi ka reaguar pas fitores së madhe ndaj portugezit Jorge Silva, duke e mposhtur me vendim të gjyqtarëve pas 10...
    Front TV05 Maj 2024
    Përpjekjet e pushtetit për ta kaluar Kodin Civil nuk do të jenë edhe të lehta, pasi kundërshtitë që do të hasë Qeveria...
    Sport05 Maj 2024
    Ka vdekur ish-baskebollsti i NBA, Darius Morris. Morris vdiq në moshën 33-vjeçare. Ai luajti në Michigan përpara se të ishte pjesë e...
    Vip05 Maj 2024
    Romeo është finalisti i parë i edicionit të tretëe të Big Brother Albania VIP 3. Atij iu komunikua që ishte i eliminuari...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.