×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ndërpritet transportimi i kufomave me Covid-19, MSh-ja i jep konfirmimin kompanisë për pagesën

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Kompania “Loti” e cila është e kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer transportin e viktimave të Coronavirusit të dielën ka paralajmëruar se do t’i ndërpresin punët nëse MSh-ja nuk i kryen obligimet financiare ndaj tyre, raporton Front Online.

    Ata madje i kanë dhënë ultimatum MSh-së që t’i kryejnë deri sot në orën 13:00 të gjitha pagesat në të kundërtën nuk do të vazhdojnë punën.

    I kontaktuar nga Front Online, drejtori i kësaj kompanie, Bashkim Kameri, ka thënë se kanë marrë konfirmimin nga Ministria e Shëndetësisë, se do të kryhen të gjitha pagesat dhe janë duke vazhduar punën normalisht.

    “Përgjigjen e kemi marr tash, veç po të tregoj jemi shumë të ngarkuar se janë mbledhur kufomat tash”, ka thënë ai.

    Kameri më tutje ka treguar se për shkak të mospagesave u janë grumbulluar kufomat në qytete të ndryshme si Prizreni, Gjilani e Prishtina dhe tani janë të ngarkuar me punë.

    “Kemi shumë raste në Prizren, kemi në Gjilan, në Prishtinë na u janë mbledhur punët, nuk po kemi mundësi as arkivole të blejmë se jemi në borxhe”, tha ai tutje.

    Sipas Kamerit,  sot do të transportohen 13 kufoma të dyshuara për Covid-19 dhe janë duke intervenuar me të gjithë stafin që kanë.

    “E tash jemi duke intervenuar me të gjithë njësitë për punën e varrimit , jemi të stërngarkuar, 11 kufoma i kemi deri tash edhe 2 u lajmëruan tash, 13 kufoma që dyshohen që janë pozitiv”, ka dhënë Kameri për Front Online.

    Pas konfirmimit të Ministrisë së Shëndetësisë për kryerjen e pagesave Kameri shprehet se janë të mbingarkuar për shkak të grumbullimit të kufomave.

    “E kemi marrë konfirmimin që do  të bëhen pagesat, por jemi shumë të ngarkuar  tash me raste jemi edhe një ekipë  e vogël tash”, është shprehur Kameri.

    Në Kosovë deri më tani janë të konfirmuar me Covid-19 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 177 raste të vdekjes.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.