×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zbulohen gjashtë lloje të COVID-19

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Shkencëtarët britanikë kanë analizuar të dhënat nga një aplikacion për gjurmimin e simptomave të COVID-19 dhe kanë zbuluar se ekzistojnë gjashtë lloje të sëmundjes, që dallojnë nga njëra tjetra përmes një sërë simptomash.

    Ekipi që u mor me hulumtimin është nga Kings College në Londër.

    Ekspertët thanë se gjashtë llojet e sëmundjes ndërlidhen edhe përmes ashpërsisë së infeksionit si dhe me nevojën që një pacient mund të ketë për frymëmarrje artificiale përmes okigjenoterapisë dhe ventilatorit.

    Ky zbulim mund të ndihmojë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me COVID-19 janë më të rrezikuar dhe mund të kenë nevojë për trajtim në spital.

    “Nëse në ditën e pestë mund të parashikoni se kush janë këta njerëz, ju keni kohë t’u jepni atyre mbështetje dhe ndërhyrje të hershme, të tilla si monitorimi i oksigjenit në gjak dhe niveli i sheqerit, dhe të siguroheni se ata janë të hidratuar siç duhet”, tha Claire Steves, një mjek që bashkëdrejtoi studimin.

    Përveç kollës, etheve dhe humbjes së erës – shpesh të theksuara si tre simptomat kryesore të COVID-19 – të dhënat e aplikacionit treguan edhe për simptoma tjera që përfshjnë dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim.

    Rezultatet e nxjerra nga ky aplikacion ndryshonin dukshëm mes të sëmurëve. Disa kishin simptoma të butë, të ngjashme me gripin ose një skuqje dhe të tjerët pësuan simptoma akute ose vdiqën.

    Studimi, i lëshuar në internet në 16 qershor, por jo i shqyrtuar nga shkencëtarët e pavarur, përshkroi gjashtë llojet e COVID-19 si:

    1. “Sikur grip” pa ethe: Dhimbje koke, humbje të aromës, dhimbje muskulore, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks.

    2. “Sikur grip” me ethe: Dhimbje koke, humbje të aromës, kollë, dhimbje të fytit, zë i ngjirur, ethe, humbje e oreksit.

    3. Gastro-intestinal: Dhimbje koke, humbje të aromës, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë.

    4. Nivel i parë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje në gjoks, lodhje.

    5. Nivel i dytë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore.

    6. Niveli i tretë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre, dhimbje barku.

    Pacientët që kanë simptoma të niveleve 4,5 dhe 6, kanë më shumë gjasa të pranohen në spital dhe kanë më shumë të ngjarë të kenë nevojë për trajtim me oksigjenoterapi, thanë studiuesit, raporton Reuters.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Qindra njerëz dolën sot në rrugë në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë, për të protestuar kundër sulmeve izraelite dhe heshtjes së qeverisë në...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë në një...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në të cilën territori i huaj, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse...
    Lajme12 Korrik 2025
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar sot një tjetër përditësim lidhur me punimet në ndërtimin e urës së re në Kosovë....
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i hodhi poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që Beogradi ka kërcënuar me përshkallëzim konflikti...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, ka mbërritur tashmë në Kosovë. Njoftimi është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.