×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasjet në Kosovë, shkak edhe Covid-19

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Izolimi në shtëpi gjatë kohës së pandemisë, ka ndikuar në shëndetin e qytetarëve. Derisa javën që po lëmë pas, ndodhen disa vrasje, psikologët e sociologët të njejtat po i lidhin edhe me pandeminë në vend. Sipas tyre, izolimi ka mundësi që ka ndikuar në shpërfaqjen e dhunës dhe agrisivitetit të mbrendshëm.

    Psikologët e sociologët thonë se rastet e vrasjeve në Kosovë janë shpërfaqje e mbylljes për shkak të COVID-19.

    Javën e kaluar vendi u trondit nga një ngjarje e rëndë.

    Vrasja e një 72 vjeçari në mënyrë mizore duke i prerë kokën me sëpatë djali i tij 40 vjeçar ishte një prej situatave rrallë të dëgjuara.

    Por, vetëm dy ditë para kësaj vrasje, të shtunën e kaluar, një tjetër ndodhi në Podujevë.

    Atje për shkak të një prone kishte ndodhur një përleshje me armë zjarri, për pasojë dy persona vdiqën.

    E më 3 korrik, në fshatin Hallaq të Lipjanit dy familje fqinje u përfshin në një konfilkt që përfundoi me një të vdekur e disa të plagosur.

    Të gjitha këto raste vrasjesh e incidente të tjera u shënuan gjatë periudhës me pandeminë në vend.

    Psikologët thonë se periudha e izolimit ndikon që të tek njerëzit të shfaqet më shumë agresiviteti.

    Psikologia Klinike, Nexhmie Beshiri shpjegon problemet më të shpeshta me shëndetin mendor të kanë pacientët gjatë kësaj periudhe.

    Ajo tutje sugjeron që sa më shpejt të gjithë të pajtohemi me realitetin e ri në mënyrë që të mos ketë pasoja më të rënda për shëndetin mental.

    Edhe sociologu Besim Gollopeni pohon se sjelljet e njerëzve në situate të tilla ndryshojnë.

    Mbyllja për shkak të Covid 19 sipas tij shpërfaq shenja të dhunës individët edhe për shkak të pasigurisë.

    Pos vrasjeve, gjatë periudhës së pandemisë është raportuar për shtim të rasteve të dhunës në familje.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.