×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    ​Reçica: Në vjeshtë planifikojmë ta votojmë reformën pensionale

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Në debatin parlamentar lidhur me të drejtat e pensionistëve kontribut dhënës që është propozuar nga deputetja Teuta Haxhiu nga AAK-së, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, duke vlerësuar këtë debat si mjaft të rëndësishëm tha se çështja e pensionit kontributpagues ka qenë preokupim i tij si ministër i MMPS në mandatin e kaluar.

    Por që sipas tij vazhdon të mbetet edhe tani, por jo vetëm preokupim, por edhe prioritet i tij dhe i qeverisë së tanishme.

    Ministri Reçica tha se në mandatin e kaluar e kanë hartuar koncept-dokumentin për reformën e plotë të sistemit pensional, që bazohet në hartimin e një ligji unik në të cilin do të trajtoheshin të gjitha të drejtat në pensione. Pika e parë e kësaj reforme ka qenë krijimi i fondit për sigurime sociale për normën e kontributeve pensionale dhe invalidore.

    Megjithatë, ai tha se këtë koncept-dokument MPMS e patë përfunduar në nëntorin e vitit 2018 dhe i njëjti është dërguar në qeveri dhe më vonë kuvend për miratim, por nuk ka pasur vullnet politik që të miratohet.

    Më tej ministri Reçica tha planifikojnë që koncept-dokumentin e reformës ta miratojnë në vjeshtë të këtij viti.

    “ E them prioritet, sepse në programin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, por edhe të qeverisë në përgjithësi por edhe në agjendën legjislative kemi para[parë veprime konkrete për t’i dhënë zgjidhje të gjitha problemeve që janë ballafaquar pensionistët tanë tash e 20 vite… Këtë koncept dokument ne e patëm përfunduar në nëntorin e vitit 2018 dhe të njëjtin e patëm dërguar në qeveri për miratim sot dua të jem shumë i hapur nuk ka pasur kapacitete dhe vullnet politik për ta shtyrë përpara këtë reformë. Më vonë në vitin 2019 Kuvendi i Kosovës pati krijuar Komisionin e veçantë për të hartuar Kodin pensional, mirëpo duke ditur rrethanat në të cilat kemi kaluar Kosova mbetet pa reformë pensionale dhe pa Kod pensional. Çfarë jemi duke bërë tani, duke ditur nevojën dhe rëndësinë e realizmit të reformës pensionale në vend, ne jemi duke punuar me prioritet në këtë reformë dhe planifikojmë që koncept-dokumentin e reformës ta miratojmë në vjeshtë të këtij viti”, tha ministri Reçica.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/2623184581282143/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.