×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush po e kërcënon Gani Gecin?

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Të mërkurën (22 korrik, 2020) Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një videoje që ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka marrë informatë nga disa vende mike të Kosovës që merren me siguri, se jeta e tij mund të jetë në rrezik.

    Geci ka bërë një rrëfim rreth informatës që ka pranuar ku i është thënë që t’i kufizoj lëvizjet e tij.

    “Unë dje kam qenë në Prishtinë dhe rreth orës 18:00 është thirrur vëllai ynë Nehati dhe i është kërkuar numri im i telefonit nga disa miq që merren me çështjen e sigurisë”.

    “Më kanë thirrur dhe më kanë thënë se duhet të lidhemi edhe me disa persona tjerë – 4 persona. Ata më thanë që sipas informatave të tyre, mua me duhet t’i kufizoj lëvizjet e mia”.

    “Mua po ma merr mendja se pas intervistimit të Thaçit në Speciale, sigurisht dikush ka rënë në përgjim [shokët e tij apo kush nuk e di] – kjo me hamendje. Ata më thanë që t’i kufizoj lëvizjet e mia dhe të qëndroj në shtëpi derisa të merren hapa të mëtutjeshëm”.

    “Ata që më kanë njoftuar janë persona kredibil për siguri, nuk është një informatë pa lidhje. Dy prej tyre i njoh – disa kanë punuar edhe më herët në raste të shokëve të mi në vitin 2001”.

    I pyetur rreth se mundësisë që ky rrezik të ketë lidhje me “Komunikatën numër 59”, Geci nuk e ka përjashtuar një gjë të tillë.

    “Në këto vitet e fundit, ekziston një kërkim falje e Thaçit dhe një reagim i Selimit. Mendoj se edhe ajo mund të jetë një prej elementeve kryesore që është hetuar në Hagë sepse njëri thotë ndryshe dhe tjetri ndryshe”.

    Geci thotë se në kohën e fundit është ballafaquar me disa faqe në Facebook të cilat janë marrë me propagandë kundër tij.

    “Masat e sigurisë i kemi shtuar, mu friku nuk e kemi njet. I kemi shtuar masat e sigurisë edhe si familje edhe unë personalisht. Janë të njoftuar edhe KFOR-i, janë të njoftuara edhe organet e tjera të hetuesisë”, ka thënë ai për Klanin.

    “Unë askujt në Kosovë nuk ia kam shtyrë mexhën as nuk ia kam rrahur qenin. Kundërshtitë kanë ardhur për shkak se ne kemi mbështetur Rugovën më të gjitha fuqitë që kemi pasur. Në vitin 2001 është organizuar një pritë kundër meje dhe krejt këto janë për shkak të bindjeve politike”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.