×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Telekomi paguan rreth 400 mijë euro për qira

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Në debatin parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se Telekomi po përballet me krizë të jashtëzakonshme financiare.

    Sipas tij institucionet duhet që sa më shpejt të gjejnë mundësi në mënyrë që kjo ndërmarrje të mos shkojë drejt falimentimit.

    Kontratat me operatorët ekonomikë, si me Dardafonin dhe vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit, Lekaj tha se kanë qenë në dëm të Telekomit, duke dobësuar kapacitetet funksionale të saj.

    Lekaj: Nga ndërmarrja më e suksesshme, Telekomi sot po përballet me krizë të jashtëzakonshme financiare

    “Nga ndërmarrja më e suksesshme e shtetit të Kosovës për vite të tëra, Telekomi i Kosovës sot përballet me krizë të jashtëzakonshme financiare. Në krijimin e kësaj krize të thellë financiare brenda Telekomit të Kosovës kanë ndikuar shumë faktor. E arsyeja të cilat i kemi përmendur pa rreshtur. Madje edhe i kemi krijuar komisionin hetimor parlamentar në lidhje me Telekomin e Kosovës. Në vitin e fundit për shkak të disa marrëveshjeve paraprake funksionimi i Telekomit të Kosovës është determinuar nga veprimet paraprake ndër vite të menaxhmentëve të ndryshme. Këto veprime e kanë limituar mundësinë për manovrime financiare për të siguruar investime të mjaftueshme në produkte dhe shërbime të reja”, ka thënë Lekaj.

    Sipas tij, gjitha institucionet bartëse duhet sa më parë të krijojnë një strategji dalëse, në mënyrë që Telekomi të mos falimentojë. Kështu ai ka pasur edhe disa propozime, se si duhet të veprohet në mënyrë që Telekomi të këndellet.

    Lekaj: Kërkesa kryesore është kthimi në shfrytëzim të objektit kryesor në Prishtinë

    “Investimet emergjente të domosdoshme, sigurimi financimit përmes kredisë me vlerë prej 30 milionë euro. Zgjerimi i infrastrukturës së rrjetit me kapacitete përcjellëse konform kërkesave të përdoruesve, zgjerimi i infrastrukturës së rrjetit në aspektin e mbulueshmërisë të tregut. Inkasimi urgjent i borxhit ndaj Telekomit të Kosovës. Ulja e shpenzimeve operative, ri-konstruktimi i menaxhimit të objekteve për të cilat Telekomi paguan qira nga pagesat më të mëdha, mbizotëron qiraja ndaj Postës së Kosovës, Telekomi paguan rreth 400 mijë euro qira për shfrytëzimin e rreth 34 mijë metra katror. Pra, rreth 11,6 euro për metra katror. Nga kërkesat kryesore është kthimi në shfrytëzimin apo në pronësi të Telekomit, objektin kryesor në Prishtinë”, ka shtuar ai.

    Lekaj ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë të gjitha vendimet që janë marrë dhe e kanë sjell Telekomin e Kosovës në këtë situatë të rëndë financiare. Dhe për këtë ai shtoi se duhet dhënë përgjegjësi.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Është bërë zbulimi i shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Parkun e Qytetit në Podujevë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryeministri...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së babit të tij ka falënderuar Komunën e Podujevës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian pasi grupe serbe bllokuan pikat kufitare me Sebrinë. Ai ka shkruar...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministrisë palestineze të Shëndetësisë ka thënë se të paktën 61 palestinezë janë vrarë dhe 162 janë plagosur në Gaza në 48 orët...
    Sport07 Shtator 2024
    Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas humbjes së kombëtares sonë nga Rumania mbrëmjen e së premtes në...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Një 14-vjeçare në Korçë është bërë nënë, derisa babai i foshnjës është shoqëruar në polici. Ai është i moshës 21-vjeçare dhe në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.