×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Reuters: Covid-19 po dëmton shëndetin mendor të gazetarëve

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Një numër i konsiderueshëm i gazetarëve që raportojnë për COVID-19 , po shfaqin shenja ankthi dhe depresioni, sipas një studimi mbi gjendjen aktuale të situatës emocionale të reporterëve.Edhe gazetarëve me përvojë që punojnë për organizata të mëdha mediatike e të mirë-financuara, shpesh u duhet të luftojnë për të përballuar kërkesat mbi raportimin e pandemisë.

    Hulumtimi i realizuar nga Instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë dhe nga Universiteti i Torontos, përfshiu një sërë reporterësh, të cilëve iu bënë një varg pyetjesh lidhur me punën e tyre, shëndetin mendor dhe shqetësimet që kanë përjetuar qershorin e këtij viti, gjatë një periudhe kur në njëfarë mënyrë, të gjitha vendet u prekën nga COVID-19. Studimi u drejtua nga doctor Anthony Feinstein, Profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Torontos dhe Meera Selva, Drejtore e Programit të Fellowship Journalist në Institutin Reuters.

    Ai mbështetet në punën që ka bërë Feinstein mbi gjurmët që lë tek gazetarët raportimi për ngjarje ekstreme, duk përfshirë këtu sulmet terroriste të 11 shtatorit, luftën në Irak, krimin e organizuar në Meksikë, sulmin e al-Shabaab në qendrën tregtare Westgate në Kenia, etj.

    Anketimi I kryer mbi një kampion prej 73 gazetarësh nga organizata ndërkombëtare mediatike, të cilët gjatë qershorit mbuluan lajmet e koronavirusit, tregoi se rreth 70% e tyre kishin pasur shqetësime psikologjike dhe 26% kishin shenja të forta klinike ankthi që përfshijnë pagjumësinë, përqendrimin e ulët dhe një lodhje shumë të madhe.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull, të parit të shtetit,...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se çifti i të moshuarve është vrarë ditën e enjte me sende të forta nga persona që...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Me publikimin e indeksit të “Reporterëve pa kufij”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se është i shqetësuar për faktin se...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Fitim Haziri njëherit anëtar tek Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, thotë për FrontOnline...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan njofton se sot gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, ka hasur një kundërvajtës në zonën ku kufizimi...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se deri më sot janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë, ndërkohë që kanë mbetur edhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shtypit. Kjo ditë u shënua edhe në Kosovë, me shumë pakënaqësi dhe raporte të publikuara mbi lirinë...
    Sport03 Maj 2024
    Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës të premten është bërë tërheqja e shortit për raundin e parë të kualifikimeve për...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dje pasdite kanë arritur që të kapin një sasi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.