×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet aktgjykimi i plotë për dënimin e Darko Tasiqit, i akuzuar për krime lufte

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Gjykata Themelore në Prizren, ka publikuar aktgjykimin me të cilin më 22 qershor 2020 kishte shpallur fajtor të akuzuarin Darko Tasiç, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Krushë e Vogël.Të hënën me 21 korrik 2020, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Artan Sejrani, ka përpiluar me shkrim aktgjykimin lidhur me fajësinë dhe dënimin e Darko Tasiqit.

    Ndaj të akuzuarit Tasiç, trupi gjykues shqiptoi dënim unik me 22 vjet burgim efektiv, 7 vjet për plaçkitje, shkatërrim të qëllimshëm dhe sulmit të rëndë dhe mizor ndaj dinjitetit njerëzor, ndërsa 16 vjet të tjera për veprën sulm të rëndë dhe mizor ndaj dinjitetit personal dhe njerëzor.

    “Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktgjykimin, në arsyetimin e të cilit, janë paraqitur faktet, provat e dëshmitë të cilave trupi gjykues, ua ka dhënë besimin për fajësinë dhe dënimin e të akuzuarit Darko Tasiç.

    Në arsyetim të aktgjykimit thuhet se gjykata ua ka falur besimin dëshmisë së dëshmitarit Kasum Hajdari, Bajram Zylfiu, Kadri Muharremi, Xhafer Muharremi, Drita Batusha, Shaban Avdyli, Gani Zylfiu, Tom Prekpalaj, Dervish Hajdari, Ali Emrullahu, Agron Limani, Driton Limani, Driton Hajdari, Mark Prekpalaj, Milazim Duraku, Bedri Limani, Fehim Ismajli, si dhe dëshmitarit John Sweeney, gazetar nga Britania e Madhe.

    Ndërsa, dëshmia e dëshmitarit Qamil Shehu nuk u mor për bazë me rastin e analizimit të saj, pasi që me të nuk është vërtetuar asnjë rrethanë me të cilën drejtpërdrejtë do ta inkriminohej i akuzuari Darko Tasiç.

    Gjithashtu, fajësia dhe dënimi i të akuzuarit Tasiç është mbështetur në dokumentarin e gazetarit britanik John Sweeney me titull “Raportimi i të dyshuarve kryesor” dhe “Dëshmitar i vrasjeve”, në kërkesat për ndihmë juridike ndërkombëtare drejtuar Tribunalit të Hagës për Krime lufte në ish-Jugosllavi, letra e vërtetuar dhe deklarata e gazetarit John Sweeney e dhënë në Tribunalin e Hagës për masakrën në Krushë e Vogël.

    Mirëpo, artikulli i shkruar i gazetarit John Sëeeney, procesverbali i marrjes në pyetje të Darko Tasiç në vitin 2017, dokumentacioni i mbrojtjes dhe autorizimi i mbrojtësit, për trupin gjykues nuk paraqitën ndonjë rrethanë me rëndësi që do ta inkriminonte Darko Tasiç.

    Trupi gjykues ka vlerësuar e analizuar pretendimet e palës mbrojtëse që veprat e të akuzuarit Darko Tasiç nuk përbëjnë vepër penale dhe nuk parashihen me ligjet në fuqi dhe konventat ndërkombëtare, duke i konsideruar ato si të pabazuara dhe të paqëndrueshme.

    Në fund, aktgjykimi ua ka dhënë të drejtën palëve, prokurores Drita Hajdari, dhe të akuzuarit Darko Tasiç me mbrojtësit e tij, avokatët Ljubomir Pantoviç dhe Dejan Vasiç se nëse janë të pakënaqur me aktgjykimin, kanë të drejtë në ankesë brenda 15 ditëve, në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së PSRK-së, me të cilën i akuzuari Darko Tasiq, akuzohet se gjatë muajit mars 1999, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të fshatit Krushë e Vogël, të Komunës së Prizrenit.

    Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se fillimisht gjatë periudhës 15 – 26 mars 1999, ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe para ushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet tjera me vlerë të të fshatarëve në përgjithësi dhe familjes Hajdari në veçanti.Aktakuza e PSRK-së e ngarkon të akuzuarin Tasiq edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël.

    Sipas aktakuzës, i akuzuari me veprimet e tij ka kryer sulm mizor kundër dinjitetit njerëzor dhe kërkohet që i njëjti të dënohet sipas ligjit aktual me jo më pak se 5 vjet burgim ose me burgim afatgjatë ose sipas ligjit të mëhershëm, me jo më pak se 5 vjet ose deri në 20 vjet burgim efektiv. /BetimipërDrejtësi/

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Në datën 4 maj, në ambientet e " Kino Lumbardhi", do të promovohet me krenari libri "Kangët e Hanës" i autorit Sejnur...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit deri sa ka folur për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të pavërteta kur deklaroi se kontratat e...
    Të tjera
    Sport02 Maj 2024
    Rreth 100 mijë bileta ishin paraparë të vendoseshin në shitje online sot për Kampionatin Evropian të futbollit. Por, uebfaqja e Euro 2024...
    Sport02 Maj 2024
    Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka marrë vendimet...
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se fjala korrupsion në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saradnda Bogujevci ka kërkuar që sigurimi ta largojë nga salla e Kuvendit deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin...
    Vip02 Maj 2024
    Në botën e figurave publike, ku imazhi dhe paraqitja kanë një rëndësi të veçantë, shumica zgjedhin të jenë të kuruar në çdo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.