×
  • Lajme
  • Lajme

    Tolaj: Orari i kufizimit deri në orën 21:00 i pakuptimtë, të zgjatet deri në orën 00:00

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Deputeti i AAK-së, Arbër Tolaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka ngritur shqetësimin e tij dhe të partisë të cilës i përket lidhur me sektorin e gastronomisë.

    Tolaj ka thënë se masat e qeverisë së Kosovës po e dëmtojnë thellësisht këtë sektor.

    “Bazuar në analizat e ekspertëve të ekonomisë, si pasojë e COVID 19, aktualisht mijëra biznese në vend janë në gjendje të rëndë, e ndër veprimtaritë biznesore, pothuajse më të atakuara nga efektet e Pandemisë padyshim mbetet Gastronomia. Prandaj si pasojë e gjendjes së krijuar, në Kosovë rrezikojmë falimentimin e shumë veprimtarive biznesore, për aq sa pritet edhe humbja e mijëra vendeve të punës”, ka thënë Tolaj.

    Tolaj ka thënë se masa për kufizim të lëvizjes deri në orën 21:00 në disa qytete të rishqyrtohet. Sipas tij, ky kufizim, është i pakuptimtë.

    “Duke ju referuar situatës së krijuar, konsideroj se vendimi për kufizimin e orarit të punës për sektorin e Gastronomisë, duhet të rishqyrtohet nga Qeveria e Kosovës, ngase reduktimi i orarit deri në ora 21:00, vërtet duket i pakuptimtë. Çfarë do të thotë 4-5 orë më pak lëvizje, kur respektohen masat tjera. Këto orë lëvizjeje nuk kanë ndonjë efekt të madh në uljen e numrit të rasteve. Përderisa 4-5 orë më pak punë, do të thonë shumë për profitin e secilit restorant dhe kafiteri në vend”, ka thënë Tolaj nga foltorja e Kuvendit.

    Deputeti Tolaj ka thënë që orari i të drejtës për të punuar e lëvizur të zgjatet deri në orën 00:00, me kushtin që të respektohen masat e rekomanduara.

    “Ndaj në këtë rast vlerësoj se do të ishte e udhës që orari i Gastronomisë të zgjatej të paktën deri në orën 00:00, kuptohet duke respektuar masat e distancës sociale, zhvillimin e aktivitetit në hapësira të hapura, mbajtjen e maskave nga punonjësit, dezinfektimet e rregullta të hapësirave, higjienën e punonjësve, e masa tjera të nevojshme që parandalojnë rritjen e numrit të rasteve me COVID”, ka thënë Tolaj në vazhdim.

    Tolaj, në fund, ka thënë se pret nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për rimëkëmbjen ekonomike dhe ta trajtojë me prioritet sektorin privat, i cili ndodhet në një situatë të rëndë për shkak të pandemisë.

    “Presim nga Qeveria e vendit që të angazhohet në rimëkëmbjen ekonomike, si dhe të trajtoj me seriozitet situatën aktuale, sepse sektori privat, veçmas Gastronomia është në prag të falimentimit, e Kosova nuk ka kapacitete ta përballojë këtë situatë”, ka theksuar në fund deputeti Tolaj.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/300669577651396/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.