×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    INTERPOL-i konfiskon 17.000 teste false të koronavirusit

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Agjencia Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, njoftoi se ka konfiskuar 17,000 teste false për koronavirus në një operacion të gjerë ndërkombëtar kundër kontrabandës së pijeve, ushqimeve dhe produkteve mjekësore potencialisht të rrezikshme.

    Në operacionin që është zhvilluar në periudhën dhjetor 2019 – qershor 2020 nga INTERPOL-i dhe Agjencia Evropiane e Policisë, EUROPOL, në 77 vende, janë kapur mbi 12,000 tonelata mallra, në vlerë prej 40 milionë eurosh, thuhet në njoftim, raporton ALSAT.

    Po sipas tij, 19 organizata kriminale janë shpërbërë dhe 407 persona janë arrestuar.

    Përveç testeve të rreme për koronavirus janë konfiskuar edhe produkte të kontaminuara të qumështit, mish nga kafshë të vrara në mënyrë të paligjshme dhe produkte false mjekësore.

    Në Bullgari është zbuluar një depo me djathë të infektuar me bakterin E.Coli, ndërsa në Jordani janë kapur 6,500 litra pije energjike me afat të skaduar dhe mbi shtatë tonelata qumësht dhe djathë i prishur.

    Në Afrikën e Jugut, një dërgesë nga Azia, që supozohej se kishte pajisje mbrojtëse mjekësore, kishte në të vërtetë fruta deti, tha INTERPOL.

    “Në kohën kur po bëhen përpjekje në të gjithë botën për të ndaluar koronavirusin, fakti që rrjetet kriminale shpërndajnë produkte të tilla potencialisht të rrezikshme, tregon vendosmërinë e tyre për të përfituar”, tha sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock.

    Alkooli i kontrabanduar përbën pjesën më të madhe të mallrave të konfiskuara dhe vlera e tij është më shumë se 20 milionë dollarë, tha INTERPOL.

    Operacioni, i quajtur “Opson”, i cili organizohet çdo vit tash e nëntë vjet, ka bërë të mundur edhe parandalimin e tregtisë me mallra të tjera të falsifikuara, si kozmetikë, veshje, duhan, këpucë dhe produkte elektronike, me vlerë totale prej 3.1 milionë dollarësh.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë që vendos sanksione ndaj të gjithë individëve që nxisin dhe ndihmojnë migracionin e...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Nga të dhënat e raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, deri në orën 14:00 janë raportuar 13 zjarre, nga të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hedhur kritika ndaj disa Universiteteve. Në aktivitetin e sotëm për partneritetin mes Universitetit Bujqësor të Tiranës...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Ilir Tasholli, kandidat për kryetar të Lipjanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vendosur të tërhiqet nga kandidatura....
    Lajme22 Korrik 2025
    Ushtarët amerikanë të Komandës Lindore të KFOR-it, sot kanë patrulluar në komunitetet lokale në të gjithë Kosovën. Sipas njoftimit të misionit ushtarak...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se Kosova ka potencial të bëhet kontribues kyç në sigurinë globale, i nxitur nga...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ish-ministri Skënder Hyseni, ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vendosje të masës së përkohshme të rrjedhjes së...
    Lajme22 Korrik 2025
    Një mërgimtar ka shprehur pakënaqësinë e tij në rrjete sociale pas një vizite në një nga restorantet në zonën turistike të Shatërvanit,...
    Lajme22 Korrik 2025
    Përmes një komunikate për media, Organizatat e dala nga lufta, OVL – UÇK kanë reaguar lidhur me kufizimet procedurale ndaj mbrojtjes së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.